Një baba u habit kur zbuloi se çfarë mund të bënte vajza e tij e vogël vetëm 8-javëshe.

Foshnjat zakonisht janë në gjendje të qëndrojnë në këmbë në muajin e nëntë ose edhe më vonë. Por një baba pretendon që vajza e tij e vogël ka mësuar të qëndrojë në këmbë, që kur ishte 8 javë.

Vogëlushja quhet Lula dhe peshonte vetëm 2.5 kg kur lindi në 31 Janar dhe prindërit tregojnë se ajo ishte në gjendje të mbante vetë kokën lart.

Tani 15-javëshe, Lula është në gjendje të qëndrojë në këmbë vetë, pa patur nevojë për ndonjë ndihmë ose mbështetje.  

Babai i vogëlushes Finn Johnston, 31 vjeç dhe gruaja e tij Emily Derrick, 23 vjeç, të cilët jetojnë në Bristol në Mbretërinë e Bashkuar u shprehën se vunë re forcën e pabesueshme të vajzës së tyre kur dolën nga spitali, pesë ditë pasi lindi Lula.

Vogëlushja Lula mund të mos jetë në gjendje të ecë akoma, por prindërit e saj besojnë se hapat e saj të parë, mund të jenë më afër sesa mendojnë.

Rekordin aktual e mban Reuben Robinson, i cili hodhi hapat e tij të parë kur ishte gjashtë muajsh./tvklan.al