Një vajzë e vogël u shit për më pak se 400 Paund pasi kriza humanitare në Afganistan përkeqësohet dhe miliona njerëz përballen me urinë.

Nëna anonime tha se ishte e detyruar të shiste vajzën sepse pjesa tjetër e fëmijëve të saj ishin të uritur për ushqim.

Ajo i tha BBC-së: Fëmijët e mi të tjerë po vdisnin nga uria, kështu që na u desh të shisnim vajzën time. Si të mos trishtohem, ajo është vajza ime. Do të doja të mos e kisha shitur vajzën time.

Burri i saj nuk fiton më rrogë pasi punëtorët e sektorit publik kanë mbetur pa gjë që kur talebanët morën pushtetin. Qeveritë e huaja tërhoqën gjithashtu fondet e ndihmës.

Babai i foshnjës shpjegoi: Ne jemi të uritur. Nuk kemi asgjë. Vajza ime nuk e di se cila do të jetë e ardhmja e saj. Nuk e di se si do të ndihet ajo për këtë. Por unë duhej ta bëja.

Pasi vajza të jetë në gjendje të ecë, shpjeguan prindërit, ajo do të merret nga blerësi.

Ai ka paguar tashmë më shumë se gjysmën e shumës prej 500 Dollarësh (360 £), një shumë e madhe për familjen e dëshpëruar.

Sipas raporteve, një spital bamirësie franceze në perëndim të vendit tregon realitetin e një vendi të pushtuar nga varfëria, sëmundjet dhe varësitë nga droga.

Pamjet tmerruese tregojnë foshnjat e uritura të lidhura me pajisjet spitalore për t’i shpëtuat jetën për shkak të mungesës së ushqimit që ka kapluar vendin.

Një fëmijë gjashtë muajsh, Usman, peshon vetëm gjysmën e peshës së shëndetshme të një foshnje të moshës së tij.

Nëna e tij e traumatizuar tha: Dy nga fëmijët e mi po përballen me vdekjen sepse nuk kemi para. Nuk dua që asnjë nënë tjetër t’i shohë fëmijët e saj duke vuajtur kështu.

Një raport i OKB-së vlerëson se deri në 3 milionë fëmijë mund të vdesin nga uria nëse kriza humanitare nuk veprohet menjëherë.

Objekti i Médecins Sans Frontières në Herat, në Afganistanin perëndimor është e vetmja klinikë për qindra milje. Mjekët dhe infermierët nuk janë paguar për katër muaj. /tvklan.al