Një 30-vjeçar në Nigeri është shpëtuar nga garazhi i shtëpisë së prindërve të tij ku mbahej i mbyllur prej tre vitesh. Ahmed Aminu u zbulua pas një aksioni të policisë në rezidencën e familjes së tij. Për ngjarjen janë arrestuar babai dhe njerka e Aminut.

Policia thotë se po vijon hetimet për këtë ngjarje të rëndë. Në disa pamje të bëra publike në rrjetet sociale, Aaminu shfaqej i dobët në gjendje gati të pamundur për të hipur në makinë ku më pas u dërgua në spital. Ai kishte dëmtime në gju ndërsa është dobësuar shumë.

“E gjetëm Aminun në gjendje të tmerrshme. Ai urinonte në të njëjtin vend ku i jepej ushqim dhe dukej sikur do të vdiste nga momenti në moment”, tha drejtuesi i Rrjetit të të Drejtave të Njeriut në Nigeri, Haruna Ayagi.

Policia tha se paraprakisht dyshohet se prindërit e kishin kyçur djalin për shkak të dyshimeve se ishte abuzues droge. Pastaj e kishin lënë pa ushqim dhe shërbim shëndetësor. Disa media flasin se i riu mund të ketë qëndruar në garazh për 7 vjet.

Ai është viktima e dytë që është shpëtuar në Nigeri këtë javë nga kushtet  e këqija të prindërve. Më herët një 10-vjeçar u shpëtua pasi mbahej prej dy vitesh i lidhur pranë pulave dhe dhive./tvklan.al