Avokatja Jona Koleci i përket fushës së drejtësisë, por ka një rast kur ka ndier ‘padrejtësinë’ në lëkurën e saj. Ajo rrëfen në “Shije Shtëpie” në Tv Klan historinë personale kur e ëma mbeti shtatzënë me të.  Dëshira e saj ishte që fëmija i parë të ishte djalë kështu që pësoi një tronditje të fortë kur në jetë erdhi një vajzë.

Jona Koleci: Unë do them historinë personale. Kur ime më ka qenë shtatzënë me mua, ëndrra e saj ishte që fëmija i parë të ishte djalë. Kur linda, kur erdha unë në jetë, nuk e donte, pësoi një shok të parë pavarësisht që sot apo edhe pas ardhjes në jetë të fëmijës së gjinisë femërore ndryshoi çdo gjë, por ka qenë opinioni. Sot unë i bëj humor tjetër, unë kam edhe një motër, domethënë ime më ka dy vajza, donte djem dhe ka bërë vajza.

Nard Ndoka: Edhe është më e kënaqur.

Jona Koleci: Është e kënaqur sepse gëzojmë shëndet, kjo është kryesorja, por nga ana tjetër atë që unë i them sot kur duam të bëjmë ndonjë debat i them mama, doje djem, nëse do kishe djem ti mendon se do bëje pushime bashkë me djemtë dhe me nuset e djemve? Jo, kështu që me vajzat je më mirë./tvklan.al