Prindërit psikologë të një fëmije vendosën të kryenin një eksperiment mizor me të dhe ta rrisnin së bashku me një shimpanze. Donald dhe shimpanzeja Gua u takuan në vitin 1931 kur ishin përkatësisht 10 dhe 7 muajsh, për t’u bërë pjesë e një eksperimenti të programuar për të zgjatur 5 vjet që do të studionte si dy specie të ndryshme reagojnë ndaj të njëjtave gjëra.

Synimi ishte që Gua të integrohej në botën njerëzore, por ndodhi krejt e kundërta. Donald filloi të shfaqte sjellje shqetësuese, kafshonte njerëz, kacavirrej si shimpanze dhe hungërinte kur dëshironte të hante.

Prindërit silleshin njësoj me të dy, iu flisnin, i jepnin lodra të njëjta, flinin në shtretër të nëjjtë dhe testoheshin për 12 orë çdo ditë me metoda aspak njerëzore. Gua kishte sukses në përgjigjet e testeve, por kur Donald bëri një vjeç dhe nisi të fliste, gjërat ndryshuan pasi nuk mund të përshtatej me inteligjencën e fëmijës.

Eksperimenti zgjati vetëm nëntë muaj sepse sjelljet e Donald ishin më shumë të një shimpanzeje dhe jo e anasjellta, por duket se pasojat e tij mbetën afatgjata. Donald vrau veten në moshën 43-vjeçare në vitin 1973./tvklan.al