Gjigantët e La Liga, Real Madrid kanë një sërë projektesh për të përforcuar skuadrën dhe në repartet e tjera pas ardhjes së Mbappe dhe Endrick në repartin e sulmit.

 Këtë të diel është publikuar një lajmë në lidhje me mundësi e madrilenëve për të sjellë një prej lojtarëve më të mirë në botë në pozicionin e tij.

Bëhet fjalë për yllin e Bayern Munich-ut, Alphonso Davies. Megjithatë ata nuk kanë në asnjë nxitim për të siguruar nënshkrimin e kanadezin.

Megjithëse kanadezi është konsideruar prej kohësh si një objektiv kryesor nga Los Blancos, mirëkuptimi është se, nëse Bayern nuk pranon të ulë kërkesat e tyre të konsiderueshme për një lojtar me vetëm 12 muaj të mbetur në kontratën e tij, Reali thjesht do ta presë atë, për ta marrë Davies pa pagesë si një transferim i lirë vitin tjetër.

Pritja e madrienëve për Davies vjen në sfondin e besimit të gjatë të Carlo Ancelottit në talentin e mbrojtësit francez Ferland Mendy.

Francezi nuk u preferua në europian nga trajneri dhe në krahun e majtë të mbrojtjes luajti Theo Hernandëz. Por me Real ai ka qenë një titullar i padiskutueshëm.

Ancelotti dhe stafi i tij kanë kërkuar që ish-lojtari i Lyonit të lidhet me një kontratë të re sa më shpejt të jetë e mundur.

/tvklan.al