“Bashkia e Tiranës e vetmja që inkurajon strehimin”

Me fondin buxhetor të 2021 të Bashkisë së kryeqytetin që është miratuar tashmë në Parlament, kryebashkiaku Veliaj ka projektuar të përmbushë 5 prioritete që lidhen vetëm me të rinjtë.

Një prej tyre është dhe strehimi me kredi të butë.

“Ne jemi ndoshta e vetmja bashki që inkurajon strehimin e të rinjve, sidomos çifteve të reja. E kemi vënë kusht që aplikuesit duhet të jenë nën 35-vjeç, meqë përcaktimi i Kombeve të Bashkuara për të rinjtë është mosha nën 35, dhe mosha e te dyve duhet të jetë nën 70-vjeç. 1000 apartamente në Tiranë shiten vetëm falë kredive të buta që jep Bashkia e Tiranës, ku ne paguajmë interesin dhe çifti i ri paguan vetëm principalin”, deklaroi Veliaj.

Në bashkëbisedim me nxënës dhe student, Veliaj thotë se në 2021 shërbimet që merren falas ose me tarifë të reduktuar për të gjithë ata që kanë kartën e studentit, janë shtuar.

“Jemi në prag të firmosjes së marrëveshjes me Kartën Studentore Europiane, që automatikisht ajo të njihet edhe në vende te tjera. Duke bërë njësimin me Kartën Studentore Europiane, ajo do vlejë kudo në Europë”, deklaroi Veliaj.

Ndërtimi i shkollave dhe bibilotekave të reja si dhe akademitë e kodimit janë të tjera projekte që Bashkia e Tiranës premton t’i përmbushë vitin e ardhshëm.

Tv Klan