Në total janë shpallur të pabanueshme 10 ndërtesa

Dy godina në Universitetin Bujqësor të Tiranës të shpallura të pabanueshme pas tërmetit të 26 nëntorit janë shkatërruar plotësisht këtë të premte.

Ekspertë nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Forcat e Armatosura kryen me sukses shembjen me eksploziv të dy godinave, duke i hapur rrugën ndërtimit të Kampusit të ri Universitar për studentët e UBT-së.

Familjet që  jetonin në këto  godina janë sistemuar në banesa të reja me bonus qiraje.

Ndërkohë edhe studentët janë kompensuar dhe u është dhënë bonus qiraje.

Në bazë të akt-konstatimit të Institutit të Ndërtimit, dhjetë godinat në Institutin Bujqësor të Tiranës u cilësuan si të pabanueshme dhe të rrezikshme.

Tv Klan