Policia Ndërtimore prish kioskat e fundit për këtë vit. Për të mbyllur suksesshëm aksionin e fuqishëm shkatërrues të nisur fundvitin shkuar. I menduar fillimisht si i parealizueshëm ky plan eci normal pavarësisht nga ritmet por gjithsesi ishte gjithëpërfshirës për vendin. Fadromi këtë herë ka qëndruar pranë Bashkisë dhe Hotel Drinit ku shihje jo veç kioska por dhe restorante disakatëshe të shtuara vitet e fundit.

Menjëherë pas kioskave të shkulura pranë hotel Dajtit, jetëgjatësia e kioskave të tjera vjen duke u zvogëluar. 37 të tilla gjenden në këtë pellg dhe nuk kuptohej ca hapësire kishin zënë. Mjaft nga pronarët e lokaleve më pranë Bashkisë të lajmëruar më parë dhe fare të qartë që nuk kishin tjetër rrugë kanë nisur të parët vetë punën për shkatërrimin e lokalit të tyre. Pas kësaj pjese fadromi do të shkulë lokalet e ngritura pas Pallatit të Kulturës duke shënuar mbylljen për këtë vit, ndërkohë që viti 2000 do të sjellë zbrazjen e Parkut Rinia./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti