Konflikti gjysmëshekullor ka shkaktuar 260 mijë viktima

3 vjet pas paqes historike mes qeverisë kolumbiane dhe rebelëve të FARC, këta të fundit njoftojnë rinisjen e rezistencës së armatosur.

Përmes një video mesazhi lideri i ri i FARC, Ivan Markez, denoncoi mosrespektimin e marrëveshjes së arritur në 2016-n, duke thënë se populli do të rrëmbejë sërish armët ndaj shtypjes nga ana e pushtetit.

Pakti historik i arritur mes rebelëve dhe qeverisë së presidentit Huan Manuel Santos, i dha këtij të fundit çmimin Nobel për paqen.

Prej vitit 1964 kur u themelua FARC, konflikti me qeverisë kolumbiane ka shkaktuar mbi 260 mijë viktima.

Tv Klan