U dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit

Një tjetër pallat do të prishet këtë të enjte në orën 13:00 me shpërthim të kontrolluar, nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Në një njoftim për mediat, ky Inspektorat sqaron se objekti gjashtë katësh ndodhet në bulevardin Durrës dhe ka rezultuar i dëmtuar rëndë nga tërmeti i Nëntorit.

Specialistët kanë hapur në trupin e objektit 300 furnela (vrima) dhe do të përdorin 2.5 kilogramë lëndë eksplozive C4./tvklan.al