6 mijori i pari i shekullit të ri do të sjellë pamjen e re të një Shqipërie pa kioska. 15 mijë kioska në të gjithë vendin të ndërtuara pa leje për disa vite, për pak muaj do të shkrihen. Promotori i respektimit të ligjeve ai që ka treguar se shteti është me të vërtetë shtet dhe vepron në çdo moment kundër së pa ligjshmes, është Policia Ndërtimore. Spastrimi i terreneve publike të mbipopulluara dhe të ngarkuara me kioska të çfarëdolloji është arritur të bëhet realitet vetëm në këto 10 muaj.

Është nisur fillimisht me territoret e uzurpuara në qendër e më pas në periferi.Juristë, arkitektë dhe urbanistë, prezenzënë prishjen e kioskave në mënyrë që edhe shkatërrimi të kishte një plan. Faza e parë përfshinte kthimin e terreneve publike në funksion të publikut. Ky spastrim nuk ka ndodhur vetëm në Tiranë por kjo fushatë çkioskezimi është shtrirë në shkallë vendi. Për këtë na flet Proletar Roshi, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Ndërtimore.

Proletar Roshi: Në shkallë Republike deri tani janë hequr afërsisht 1500 kioska të tilla, janë prishur mbi 90 ndërtime definitive betonarmë, janë bërë mbi 200 akte kontrolli, janë marrë vendime administrative me gjoba, me prishje mbi 372 të tilla, akte pezullimi 417, janë propozuar për heqje të licensave të firmave të ndërtimit mbi 17 raste, shqyrtim ankesash mbi 1500 raste dhe shumë të tjera. Pra mund të themi që faza e parë u realizua me sukses. Policia Ndërtimore do të fuqizohet edhe nga ana ekzekutive. Janë krijuar katër degë rajonale të cilat janë në bazë të rajoneve, njëra është në Lezhë që ka Prefekturat e Veriut, njëra është në Durrës ka Shqipërinë e Mesme, është Tirana që ka dhe Elbasanin e Korçën, është krijuar një në Vlorë ku veç juristave dhe inxhinierave do të shtohen edhe grupet e ndërhyrjes.

Pra disiplinë në fushën e urbanistikës në vend e cila ka filluar të ndihet në ditët e fundit të vitit 1998 vazhdon përgjatë 1999 dhe viti 2000 përveç kulturës së re shënon dhe rritje aksioni./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti