Punëtorët teknikë të disa shkollave të Prishtinës, kanë protestuar sot para Komunës së Prishtinës, lidhur me mosrritjen e pagave si dhe moskthimin nën menaxhim të Komunës sipas Ligjit për kryeqytetin

Punëtorët, po kërkojnë që të kthehen si pjesë e sektorit publik dhe të i’u paguhen pagat me 4 % rritje nga 1 Janari 2018.

Sipas tyre, ka neglizhencë nga ana e Komunës së Prishtinës për kthimin e këtyre punëtorëve nën menaxhimin e komunës, sipas ligjit për kryeqytetin, i cili është aprovuar vitin e kaluar./REL