Një çift i ri, që ishte në pritje të fëmijës së parë, humbën tragjikisht jetën në një aksident automobilistik në Kaliforni.

Airyana Luna, 20 vjeç, e cila priste të bëhej nënë në Tetor dhe i fejuari i saj Valentino Miguel Ramos, 21 vjeç, mbetën të vdekur në një aksident të ndodhur në Moreno Valley.

Tre makina u përfshinë në aksidentin tragjik. Një prej automjeteve humbi kontrollin dhe u përplas me mbrojtëset anësore të autostradës përpara se të kthehej përmbys.

Shoferi i automjetit, 21-vjeçari Polo Najera Perez dhe një tjetër pasagjer humbën gjithashtu jetën.

Të katër viktimat ishin nga San Bernardino.

Duke folur për 20-vjeçaren Luna, tezja e saj tha:

“Ishte kaq e lumtur për beben. Ishte vajzë e mrekullueshme, e ëmbël dhe tejet e dashuruar me Valentinon”.

Autoritetet policore thanë se po vijojnë kërkimet për dy drejtuesit e mjeteve të tjera të përfshira në aksident. Dyshimet janë se shkak për aksidentin mund të jetë bërë një prej drejtuesve, i cili ishte nën efektin e alkoolit.

/tvklan.al