Një shprehje popullore thotë se dielli nuk mund të mbulohet me shoshë dhe disa ndodhi duket se vërtetojnë pikërisht këtë. Pjesa më e madhe e afrikanëve, duke qenë njerëz shumë supersticiozë nuk urojnë për vdekjen dhe sigurisht nuk e marrin atë lehtë.

Megjithatë, kjo nuk e pengoi një 30-vjeçar nga Zambia, që të inskenonte vdekjen e djalit të vogël.

Babai, i identifikuar si Kafeero, njoftoi vdekjen e djalit të tij Junior dhe banorët shkuan për të vajtuar për humbjen, siç është zakoni.

Por gjërat morën një tjetër rrjedhë kur ata kërkuan të shihnin trupin e fëmijës së vdekur, si një mënyrë për t’i dhënë atij nderimin e fundit.

Pikërisht kjo kërkesë bëri që të zbulohej edhe mashtrimi i Kafeero. Të përballur me rezistencën e tij, banorët e hapën arkivolin me forcë dhe brenda sigurisht nuk gjetën kufomën e Junior, por copa druri.

Për të qetësuar situatën u desh ndërhyrja e policisë. Arsyeja pas këtij mashtrimi mbetet mister, ndërsa shumë ngritën pyetjen se çfarë fitonte Kafeero duke inskenuar vdekjen e të birit.

/tvklan.al