Priste të bëhej nënë, aksidenti fatal i mori jetën bashkë me beben

Priste të bëhej nënë, aksidenti fatal i mori jetën bashkë me beben

18:21 24/10/2019

Përplasja ishte kaq e fortë sa 34-vjeçarja përfundoi jashtë makinës

“Bosh”, kështu e përshkruan gjendjen e tij Chris Lewis, i cili humbi bashkëshorten e tij shtatzënë në një aksident tragjik më 18 Dhjetor të vitit të shkuar në Britani. Duke folur për herë të parë për humbjen e bashkëshortes së tij Anna Kirsopp-Lewis, në një hetim gjyqësor për ngjarjen, ai zbuloi se ajo ishte arsyeja përse ishte i lumtur.

Anna vetëm 34 vjeçe, humbi tragjikisht jetën vetëm dy javë para lindjes të fëmijës së dytë, kur 62-vjeçari Ian Barton humbi kontrollin e makinës së tij Porsche Cayenne 4×4.

62-vjeçari udhëtonte me 200 km/h. Ai e goditi gruan nga pas duke e nxjerrë automjetin e saj jashtë rruge, në një fushë dhe vetë 34-vjeçaren jashtë makinës. Automjeti i Barton doli në anën tjetër të rrugës dhe nga ngjarja humbi jetën edhe vetë 62-vjeçari.

Anna sapo ishte kthyer nga një pushim i shkurtër me familjen e saj në Cornwall dhe në kohën kur ndodhi ngjarja po shkonte për një vizitë tek mjeku.

Në dëgjesën gjyqësore u shfaqën gjithashtu pamjet që tregonin se 62-vjeçari Barton kishte qenë duke ecur me shpejtësi të frikshme në anën e kundërt të rrugës pranë Warminster, pak momente para aksidentin.

Mjekët bënë ç’ishte e mundur për t’i shpëtuar jetën 34-vjeçares, por ajo u shpall e vdekur në vendngjarje. Ndërsa Barton u dërgua në spitalin e Southmead në Briston, por vdiq 5 ditë më vonë, më 23 Dhjetor.

Sipas The Sun, hetimi gjyqësor për ngjarjen në fjalë vijon./tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi