Ky është 24-vjeçari Klevi Baho, i cili mbeti i i vrarë në një atentat të tipit mafioz mbrëmjen e së dielës në Elbasan. Ai po kthehej bashkë me të vëllain në shtëpi kur makina me të cilën udhëtonin u qëllua me breshëri automatiku pranë fshatit Broshkë në rrugën  Elbasan-Peqin.

Autorët që mendohet se kanë qenë dy persona u kishin zënë pritë dy vëllezërve  duke hapur zjarr nga një tjetër automjet.

Nga të shtënat i plagosur mbeti vëllai i viktimës, 29 vjeçari Sandër Baho.  Ky i fundit mori tre plumba në shpatull, por pas ndihmës së parë është jashtë rrezikut për jetën.

Objektiv i atentatit mësohet se ka qenë 29-Sandër Baho, i cili kishte shpëtuar edhe një tjetër  atentati në  Itali.

Në vendngjarje u gjetën 35 gëzhoja kallashnikovi me të cilën autorët qëlluan ndaj dy vëllezërve. Policia menjëherë pas ngjarjes ka ngritur postblloqe për të kapur autorët e dyshuar, por ende nuk ka rënë në gjurmët e tyre. Dyshimet e para lidhen me konfliktet e vjetra të 24 vjeçarit Baho gjatë kohës së qëndrimit të tij në Itali.

Tv Klan