Pak kohë pasi mësoi se do të bëhet baba dhe kur priten lajme të reja lidhur me datën e dasmës, punët me shëndetin nuk po i shkojnë mbarë aktorit të njohur turk Ozcan Deniz.

Aktori 45-vjeçar mësohet se ka përfunduar në spital si pasojë e punës intensive.

Sipas medias turke, atij i ka rënë rezistenca e trupit gjatë punës intensive në setin e xhirimeve të serialit “Nusja e Stambollit”.

“Haberturk” citon të vëllanë e aktorit të ketë thënë se “

në 15 ditët e fundi kemi shkuar disa herë në spital. Mjekët po analizojnë situatën. Me shumë gjasa kjo është një gjendje e lidhur me intensitetin e punës. Për momentin nuk ka asgjë për t’u frikësuar, po pushon në shtëpi.

Deniz, i njohur për rolin e Kahramanit në serialin “Një Pjesë e Imja”, prej një viti është në lidhje dashurie me 25-vjeçaren Şeyda Aktan. Ata pritet të kurorëzohen me martesë së shpejti, teksa çifti pret edhe fëmijën e parë./tvklan.al