Në ta parën mbledhje të Komisionit të Ligjeve për shqyrtimin e kërkesës së 55 deputetëve për shkarkimin e kreut të shtetit, shumica ka hedhur poshtë kërkesën e deputetit Ralf Gjoni për ta shtyrë pas 30 Qershorit vijimin e kësaj procedure.

Taulant Balla ripërsëriti të gjithë argumentet përse sipas socialistëve, Ilir Meta nuk duhet të rrijë më në zyrën e Presidentit, në të cilën u vendos me votat e tyre. Veç përgjegjësive ligjore, ai thotë se me dekretin e shfuqizimit të datës së zgjedhjeve, Meta nëse KQZ do ta zbatonte do të shkaktonte dhe dëme financiare për të cilat ligji parashikon dhe përgjegjësi penale.

Balla thotë se Meta ndryshe nga sa e parashikon Kushtetuta ka treguar se nuk është më mbi palët, por me palët. Relatorët që do të hartojnë raportin drejtuar Kuvendit u vendosen të jetë Adnor Shameti dhe Klotilda Bushka.

Tv Klan