Kreu i Vetëvendosjes merr mandatin e qeverisë së re

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pritet të takohen sot pas ftesës së tretë të kreut të shtetit për formimin e qeverisë së re.

Kurti i refuzoi dy takimet e para të thirrur nga Thaçi në Dhjetor ndërsa u shpreh i hapur për një takim pas vitit të ri.

Ishte vetë Kurti që përcaktoi 6 Janarin si datë të marrjes së mandatit për krijimin e qeverisë.

Thaçi e pranoi dhe takimi pritet të mbahet rreth orës 15:00 në selinë e Presidencës.

Takimi vjen në një moment kur mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ka ende një marrëveshje për të qeverisur së bashku.

LDK mbledh sot strukturat e partisë për të përcaktuar qëndrimin që do të mbajë në negociata. 

Tv Klan