Antetokounmpo më i miri, shënoi 50 pikë në finale

Millvoki Baks janë kampionët e rinj të NBA. Të udhëhequr edhe nga një yll i koshit, si Janis Antetekumpo, Baks rikthehen te suksesi pas 50 vitesh, për të marrë titullin e dytë në historinë e saj.

Baks mposhtën në finalen e gjashtë, Feniks Sans, 105-98 duke triumfuar me rezultatin 4-2. Antetekumpo dhuroi spektakël gjatë gjithë sfidës ku shënoi plot 50 pikë, 14 kërcime dhe 5 bllokime.

Kjo bëri që basketbollisti grek të fitonte dhe çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit. Kështu Millvoki kthehet në majën e basketbollit amerikan dhe e bëjnë në një sezon që dominuan totalisht çdo kundërshtarë.

Mallkimi i skuadrës së drejtuar nga trajneri Budenholzer ndërpritet kështu pas 50 vitesh nga hera e parë që fituan titullin e NBA.

Klan News