Atalanta e humbi takimin në fushën e Udineses, por Etrit Berisha ishte një pikë e fortë e skuadrës bergamaske. Portieri shqiptar shmangu një humbje më të thellë se 2 – 1 dhe për këtë u vlerësua nga mediat sportive italiane. Faqja zyrtare e Serie A veçoi një nga pritjet e tij mes më të mirave të javës së 11.

 

Berisha sëbashku me Brignoli e Benevento dhe Alisson të Roma cilësohen si protagonistët e mrekullive. 27-vjeçari i cili është edhe numri 1 i portës së Kombëtares po shfaqet sërish në formë.

Edhe falë Etrit Berishës, Atalanta është pjesë e Kupave të Europës pas 26 vitesh mungesë./Tv Klan