Sytë e botës së futbollit kthehen në Gjermani, pasi në Mynih do të mbahet ceremonia hapëse dhe ndeshja e parë e Kampionatit Europian.
Gjermania pritëse pret Skocinë në “Allianz Arena” në startin e rrugëtimin për t’i shkuar deri në fund kompeticionit që do të transmetohet ekskluzivisht në TV Klan. Panserat duket se kanë gjetur stabilitetin me teknikun Julian Nagelsman,pasi kanë një ecuri prej 4 takimesh pa humbje, me 3 fitore e një barazim.
Gjermanët synojnë të hedhin pas krahëve dështimin në tre kompeticionet e fundit të mëdha, por edhe për të thelluar rekordin prej 27 fitoresh në këtë turne.
Julian Nagelsmann, trajneri i Gjermanisë: Duhet të shfrytëzojmë sa më shumë avantazhin që luajmë në shtëpi. Është e rëndësishme t’u thuash futbollistëve se gabimet lejohen, por kur stërvitesh mirë shpërblehesh. Kur shikoj në sytë e lojtarëve të mi shoh shumë besim. Pres paraqitje të mirë.
Ndërkaq, trajneri skocez, Steve Klark kërkon nga lojtarët e tij impenjim maksimal, duke respektuar kundërshtarin, por jo duke iu frikësuar. Gjithsesi, historia mund të përsëritet për Gjermaninë.
Në dy edicionet e fundit të Europianit, ata kanë arritur të koleksionojnë fitore, rrugë që ia parashikon edhe ky orangutan. Valter, 35-vjeçar ka qenë shpesh orakull për ndeshjet e futbollit për kombëtaren dhe ekipet gjermane, teksa këtë herë ka zgjedhur të ushqehet me kovën që mban flamurin tre ngjyrësh të Gjermanisë.
Sipas tij, kjo përballje do të ketë rezultat të ngushtë, gjithsesi, ato që do të triumfojnë do të jetë ekipi tre herë kampion i Europës.
Klan News