Etrit Berisha prezantohet si lojtar i Torinos

Prej më shumë se një muaji ndodhej në gjirin e skuadrës së Torinos, por vetëm pas ndeshjeve të kombëtares. Klubi Granada ka vendosur të prezantojë për mediat portierin e përfaqësueses sonë, Etrit Berisha. 32-vjeçariqë luajti në dy prej tre sfidave kualifikuese të Botërorit në ndeshjet e Shtatorit u shpreh mjaft i lumtur për këtë eksperiencë të re.

Berisha e di se për fanellën e titullarit do ketë rivalitet të madh, gjithsesi ai do japë maksimumin për të qenë në fushë me Torinon që nga minuta e parë.

“Isha i lumtur me këtë mundësi. Jam i bindur se ne mund të bëjmë gjëra të mira. Do punoj shumë për të qenë gati”.

Torino është destinacioni i katërt për Berishën në Seria A italiane, pasi më parë ka mbrojtur portën e Lazios, Atalantës dhe SPAL. Sezonin e shkuar, zëvendës-kapiteni i Kombëtares Shqiptare u aktivizua në Seria B italiane me SPAL, ku në 25 paraqitje ishte deciziv me ndërhyrjet e tij.

Klan News