Frika nga dështimi “Jurassic World: Dominion” shtyhet për 2022

“Jurassic World: Dominion” shumë shpejt do të dalë në kinema. Xhirimet e këtij filmi kanë përfunduar, edhe pse në kushte jo shumë të favorshme, për shkak të pandemisë Covid-19.

Ky film u projetktua në Kanada në Shkurt të 2020, duke vazhduar në Mars në Britani të Madhe, pikërisht në kohën kur shpërtheu pandemia e koronavirusit, nga ku më pas u pezullua përkohësisht. Ekipi realizues pati mundësi t’i rikthehet punës në muajin Korrik, por këtu nuk mbaruan problemet dhe sfidat e shkaktuara nga pandemia.

Pavarësisht të gjitha vështirësive, data e publikimit të tij nëpër kinema do të jetë 10 Qershori i vitit 2022. “Jurassic World: Dominion” në rolet kryesore rikthen aktorët Chris Pratt, Bryce Dallas Howard dhe Daniella Pineda. Por e veçanta e këtij projekti është se, me role të shkurtra do të rikthehen edhe disa prej aktorëve të filmave të parë “Jurassic Park”.

Ky vazhdim i ri vjen pas filmave “Jurassic World” dhe “Jurassic World: Fallen Kingdom. Kasti tjetër i aktorëve që do të marrin pjesë janë Laura Dern, e cila e portretizonte Ellie Sattlerin në filin e parë dhe atë “Jurassic Park III”, Sam Neil, i cili e përsërit rolin e Grantit dhe Jeff Goldblum, i cili në filmat e kaluar e ka luajtur rolin e Dr. Ian Malcolmit.

Sikurse në filmat e tjerë, edhe ky projekt kinematografik flet për epokën e dinozaurëve dhe është i pari film me buxhet të lartë që nisi të realizohej gjatë periudhës së pandemisë.

Klan Plus