Pritjes 30 vjeçare i ka ardhur fundi dhe festa në rrugët e qytetit ka qenë tepër e zjarrtë.

Liverpool ka marrë zyrtarisht titullin e 19 kampion të Premier League, pas një performance fantastike këtë sezon. Ishte mësuar prej kohësh, por mbrëmjen e djeshme, kampionët e rinj të Anglisë luanin sfidën e fundit të këtij sezoni në shtëpi, ku pas fitores 5-3 ndaj Chelsea iu dorëzua edhe trofeu i shumëdëshiruar.

Entuziast për trofeun e katërt me Liverpool u shfaq tekniku Jurgen Kloop, i cili premtoi se do të bëj fotografi me çdo trofe të fituar, ndërkohë që kërkoi nga tifozët që të festojnë pa pushim, duke sfiduar edhe virusin.

“Ne nuk duhet të ndalemi. Duhet ta bëjmë sepse të tjerët nuk do të flenë. Jemi kampionët e Anglisë, Europës dhe Botës. Kemi fituar katër trofe të mëdhenj. Do të kem një fotografi me të katër trofetë, sepse nuk ndodh shpesh. Tifozët të dalin dhe të festojnë pa pushim, duke mos menduar për asnjë moment se ekziston virusi”, u shpreh Jurgen Kloop.  

Liverpool u shpall kampion 7 javë përpara fundit, falë distancën së madhe me rivalët e Manchester City. Kur kanë mbetur edhe një sfidë për tu zhvilluar, “të kuqtë” numërojnë 18 pikë më shumë se kampionët e shkurorëzuar të Anglisë.

 Në takimin tjetër të mbrëmjes, Manchester Junajtid nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj West Ham, por mjaftoi për t’i ngjitur në vendin e 3-të, pozicion që të siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Klan Plus