Priyanka Chopra injoroi tërësisht Princin William dhe Dukeshën e Kembrixhit, Kate Middleton ditën e shtunë, gjatë ndeshjes së kampionatit Wimbledon.

Aktorja e “Quantico” nuk iu bashkua turmës në duartrokitjet ndaj çiftit mbretëror që po ulej në vendin e tij në stadium për të parë ndeshjen finale të femrave. Ajo zgjodhi të rregullonte shallin e saj dhe shmangu kontaktin me sy ndërsa anëtarët e familjes mbretërore u përzienë me të ftuarit e tjerë të famshëm. Priyanka zgjodhi t’i evitonte sërish gjatë një shkëmbimi në ballkonin e Central Court.

Sjellja e aktores nuk është një rastësi, pasi ajo është mikeshë e afërt me Meghan Markle, e cila kohët e fundit është shkëputur nga familja mbretërore. Në intervistën e famshme me Oprah Winfrey në Mars të këtij viti, ajo deklaroi se Dukesha Kate e kishte bërë të qante përpara martesës së saj me Princin Harry në Maj 2018.

Chopra dhe Markle kanë qenë mikesha prej vitesh dhe i kanë rrëzuar disa herë spekulimet për fundin e miqësisë mes tyre. Në rastin e mësipërm, veprimi i Priyanka foli më shumë se çdo deklaratë./tvklan.al