Emisioni Pro Business në Klan Plus, i drejtuar nga gazetarja nga Oljana Maloku është ndalur tek situata e vështirë që po kalon aktualisht Transporti Turistik dhe subjektet e Agjencive turistike. Aktualisht transporti turistik vazhdon të jetë i paralizuar për shkak të mungesës së turistëve dhe kufizimit të lëvizjeve në pikat kufitare dhe rrugë të tjera ajërore e detare mdërsa subjektet e agjkencive turistike kanë rinisur punë duke hapur zyrat por nuk kanë aktivitet për shkak të mungesës së prenotimeve të reja.

Në intervistën për Pro Business në pjesën e pare z. Erion Mane, përfaqesues i subjekteve të transportit turistik tha se që pas muajit shkurt kur Italia ndjeu pandeminë , ka nisur edhe ndërprerja e punës së transportit turistik. Mane thotë se janë anulluar të gjitha kontratat dhe puna është e bllokuar prej 4 muajsh, kjo për faktin se ky biznes funksionon vetëm me kontrata të prenotuara 6 muaj më parë. Në shqipëri kemi afro 50 subjekte të cilat janë të certifikuara për transport turistik dhe numri i punonjësve që kanë mbetur të papunë arrin në afro 400. Në këto kushte përfaqësues të transportit turistik kërkojnë të hiqen të gjitha taksat që paguajnë ndaj pushtetit vendor të shtyhen siguracionet që kanë prerë pranë kompanive të sigurimit në mënyrë që të njihen në një kohë të dytë pasi nuk janë përdorur.

Në pjesën e dytë të Pro Business ishte në fokus aktiviteti i Agjencive Turistike. Z. Besnik Vathi, Anëtar bordi në shoqatën e operatorëve turistike tha se situate është e vështirë për shkak se efektet negative nisën të ndjehen më parë se në sektorët e tjerë. Vathi thotë : “Vërtet jemi të hapur por është periudhë që skemi cfarë shesim dhe të ofrojmë për shkak se vendimet nuk janë të qarta” Sipas operatorëve turistikë në total për sezonin e verës anullimet shkojnë deri në 70 përqind ndërsa për sezonin e vjeshtës deri në 50%. Rezervime të reja në këto momente sipas Vathit nuk ka.

Ju ftojmë të ndiqni për më shumë emisionin e plotë!

Intervistë me z. Erion Mane – Përfaqesues i subjekteve të transportit turistik Intervistë me z.Besnik Vathi – Anëtar bordi në shoqatën e operatorëve turistikë