Pro Business – Agjencitë turistike dhe tur operatorët në “koma” (7 Dhjetor 2020)



Pro Business – Agjencitë turistike dhe tur operatorët në “koma” (7 Dhjetor 2020)

19:00 07/12/2020

Emisioni Pro Business në Tv Klan Plus  i drejtuar nga gazetarja Oljana Maloku është ndalur këtë të hënë tek situata aktuale e agjencive turistike dhe tur operatorëve të cilët po përballen me mungesë të prenotimeve.

Ashtu si në të gjithë botën këto biznese janë prekur direkt nga pasojat e pandemisë dhe vazhdojnë ende të ndjejnë efektet negative si pasojë e ndalimit të lëvizjes në destinacione të ndryshme.

Përfaqësues të Agjencive në kryeqytet thonë se po e mbajnë me forcë këtë lloj biznesi dhe kanë bërë kërkese tek Ministria e Turizmit për një paketë financiare në mënyrë që ti nxjerrë nga situata.

Nëse qeveria nuk merr parasysh kërkesat e tyre, ata thonë se do të shkojnë drejt faliment, ashtu si shumë agjenci të tjera në vend.

Edhe pse turizmi vendas është një opsion për të kaluar pushimet, kjo nuk i ndihmon agjencitë të marrin veten pasi në shumicën e kohës, qytetarët preferojnë të udhëtojnë eme makinat e tyre në destinacionet e afërta.

Besnik Vathi, anëtar bordi i Shoqatës së Tur- operatorëve thotë se Turqia mbetet i vetmi destinacion për qytetarët Shqiptarë. Dëshira për të udhëtuar për festa është e madhe por frika e infektimit bën që njerëzit të stepen.

Z. Vathi thotë se dëmi që ka dhënë situata e krijuar nga covid 19, është shumë i madh në këtë sektor.

Shumë subjekte kanë ulur qepenët apo e kanë kthyer ambjentin në një shërbim tjetër.

Afro 70 përqind e punonjësve në këtë sektor janë larguar nga puna dhe janë angazhuar në profesione të tjera.

Sipas përfaqësuesve të Tur Operatorëve, përvec një pakete  të tretë që është emergjente për të ndihmuar këtë sektor, qerveria  duhet të mendojë një planpër rimëkëmbjen e turizmit në tërësi gjatë rihapjes totale pas pandemisë. 

Vendet e rajonit, sipas Vathit vazhdojnë të jenë konkuruese me politika agresive, edhe pse nuk gëzojnë resurset që ka shqipëria për të zhvilluar turizëm në 4 stinët.

Ndiqni për më tepër emisionin e plotë!

Intervistë me Znjsh. Dorina Xhepa – Agjente Turistike 

Intervistë meZ. Besnik Vathi – Anëtar bordi i Shoqatës së Tur Operatorëve






Të ngjashme