Emisioni Pro Business në televizionin kombëtar Klan Plus u ndal këtë të hënë tek historia e sipërmarrësit Italian Z. Adrian Ichim i cili pritet të themelojë së shpejti një kompani edhe në Shqipëri në fushën fason. Në intervistën për emisionin Pro Business, Z.Ichim ka zbuluar detaje të këtij projekti i cili do të hapë vende pune për shumë persona madje duke ofruar paga konkurrese në treg.

Në itali Ichim drejton nga viti 2014 kompaninë STAR BLU SRL, qe merret me stampimin e takave, pjeseve te plastikes dhet e gjithe aksesoret per pjesen e poshtme te kepuces.  Pikërisht këtë  linjë prodhimi dhe process pune do ta sjellë edhe në vendin tonë.

Situata e pandemisë, sin ë cdo sektor ka prnguar pak edhe nisjen e punës për  këtë projekt por ambicjet e sipërmarrësit Italian janë për finalizimin e kompanisë së shpejti.

Z. Ichim shpjegon arsyet se përse ka zgjedhur Shqipërinë për të investuar dhe jep detaje të investimit që do të kryejë.

Pro Business – Mundesite per te investuar ne kohe pandemie – 22 Mars 2021

Ndërsa në pjesën e dytë të emisionit Pro Business, gazetarja Oljana Maloku ka zhvilluar një intervistë me Z. Artan Gjergji, Drejtor ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE, i cili ka folur pak më gjerësisht për  mundësitë e investimeve në Shqipëri. Potencialet e pashfrytëzuara, dhe mundësitë që duhet të shfrytëzojnë investitorët  në tregun vendas.

Pyetjes se a duhet të investojmë në kohë pandemie,  Z.Gjergji i përgjigjet me argumentin se edhe në kohë lufte mund të bësh para, kështu që duhen parë me kujdes sektorët që favorizojnë në këtë kohë për të sjellë të ardhura dhe pse jo, është momenti i duhur për të hedhur një hap të tillë.

Si Drejtor ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE, Z. Gjergji ka  folur edhe për ecurinë e Bursës dhe ka sqaruar se cilat biznese mund të  listohen në të.