Emisioni Pro Business në Klan Plus, i drejtuar nga gazetarja nga Oljana Maloku I ka kushtuar vëmendje kompanive në vështirësi si pasojë e situatës së krijuar prej më shumë se  1 muaji nga masat kufizuese për shkak të Covid-19.

Kreu i Business Albania Z. Luan Bregasi në intervistën e dhënë për “Pro Business” tha se situate ekonomike e ndërmarrjeve është e rënduar.

Ai vlerëson hapjen graduale të punës në biznese të ndryshme por i bën thirrje qeverisë të ndërhyjë dhe të gjejë mekanizma të thjeshtë për të financuar bizneset pasi nësë kjo nuk ndodh paralelisht me hapjen e e tyre, sipërmarrjet nuk kanë mundësi të përballojnë rinisjen e aktivitetit.

Sipas Bregasit bankat hezitojnë të japin kredi, pasi shumica e bizneseve janë kredimarrës dhe bankat stepen në dhëniën e një kredie të dytë ndaj qeveria duhet të ndërhyjë për të gjetur një zgjidhje.

Biznesi kërkon që qeveria të marë përsipër edhe  kostot që i lindin sipërmarrjeve  për tju përshtatur kushteve të reja nga Covid -19 sepse kjo rëndon më tej xhepat e tyre.


Në pjesën tjetër të emisionit Pro Business u diskutua për sfidat e sektorit të Industrisë së Bimëve Medicinale dhe Aromatike.Presidenti i kësaj Shoqate z. Filip Gjoka tha se janë krijuar probleme në transportimin dhe   grumbullimin e bimëve që rriten në mënyrë natyrale  sepse fashot e orarit kanë krijuar paqartësi. Sipas Gjokës, qeveria duhet të japë mbështetje edhe për këtë sektor me paketat ndihmëse për ata që ndikohen negativisht.

Pavarësisht situatës, bimët  medicinal kanë patur rritje të kërkesës  në tregun ndërkombëtar dhe ky sipas Gjokës është një lajm i mirë cka tregon se ky sektor duhet mbështetur.

Intervistë me z. Luan Bregasi  Kreu i Business Albania

Intervistë me Z.Filip Gjoka President i Industrisë së Bimëve Medicinale