Emisioni Pro Business në Klan Plus, i drejtuar nga gazetarja nga Oljana Maloku ka vënë sërish në fokus problemet që po hasin bizneset në këtë situatë të vështirë pandemia ku po zbatohen masat kufizuese nga qeveria për të frenuar kështu përhapjen e Covid-19.

Në pjesën e parë Kreu i Konfindustrisë Z. Gjergj Buxhuku foli për situatën e vështirë në të cilën ndodhen sipërmarrjet e të gjithë sektorëvë në përgjithësi, duke lajmëruar edhe reduktim prodhimi e shkurtime punonjësish nëse kjo gjendje do të zgjasë.

Lidhur me nismën e qeverisë për garancinë sovrane  prej 11 miliardë lekë; për sipërmarrjet që duan të marrin kredi pranë bankave të nivelit të dytë;  Buxhuku tha se në thelb garancia sovrane është hap i duhur por jo me kufizimet që ka vendosur qeveria dhe me normën  e interesit që paraqitet.

Sipas tij me këto kushte; bizneset do të frenohen të marin borxh për të paguar punonjësit në një situatë ende të paqartë se kur do përfundojë. Qeverisë i bëhët thirrje që të ndërhy për të dhënë kredi me normë interesi zero dhe pa kufizime qëllimi.

Në vendnumëro edhe Agro-turizmi.

Fatmir Ndoj, sipërmarrës i një subjekti të tillë në zonën e Zadrimës, Lezhë, thotë se kjo është periudha ku agroturizmi lulëzon pasi cdo produkt prodhohet në zonat përreth.

Mbyllja e aktivitetit të tij, indirekt lë pa punë qindra persona përfshirë këtu fermerët që bashkëpunon. Po ashtu po shkojnë dëm edhe prodhimet e kësaj stine. Z. Ndoj bën thirrje që të lejohet zhvillimi i këtij aktiviteti nga muaji maji por duke respektuar me rigorozitet distancat dhe regullat e dezinfektimit, në të kundërt  nëse kjo situatë zgjat, do të ishte një goditje e madhe dhe një kthim pas deri në 3 vite

Në vështirësi edhe një biznes fason në Tepelene.

Z,Maria Papa tregon problemin që vjen për shkak të stopimit të aktivitetit nga pala greke.

Edhe pse qeveria Shqiptare i ka lejuar  bizneset fason të ushtrojnë aktivitet, Papa tregon se e ka ndërprerë punën që në 5 Mars pasi nuk ka marë porosi dhe lëndë të parë nga Greqia. Për këtë arsye nga 40 punëtorë, sot ajo ka vetëm 2 dhe dëmi llogaritet deri në 40 mijë euro. Qeverisë i kërkohet ndihma me fonde kur të rinisë puna në mënyre që të rikthehen në normalitet.

Në pjesën e fundit Pro Business u ndal tek remitancat e Diasporës.

Germin, një organizatë jo qeveritare   me bazë në Kosovë e cila është një urë lidhëse mes diasporës dhe vendeve mëmë, ka kryer një analizë për këtë Çështje. Bashkë-Drejtori ekzekutiv i Germin Z. Lirim Krasniqi thotë se efektet pritet të jenë negative në vijim pasi remitancat do të goditen nga situata e Krijuar me Covid-19.

Krasniqi foli edhe për një nismë interesante që do prekë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë , Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës.

Intervistë me Z.Gjergj Buxhuku Kreu i Konfindustrisë

Intervistë me Z. Fatmir Ndoj, sipërmarrës në fushën e Agro-Turizmit

Intervistë me Znj. Maria Papa, sipërmarrëse në fushën Fason

Intervistë me Z.Lirim Krasniqi, Bashkë-Drejtor i GERMIN Kosovë