Emisioni Pro Business në Klan Plus, i drejtuar nga gazetarja nga Oljana Maloku është ndalur këtë të hënë tek vendimi i qeverisë për hapjen thuajse totale të ekonomisë pas masave të ndërmarra prej 3 muajsh nga Covid-19.

Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregëtisë Ines Muçostepa tha se ekonomia është e goditur në çdo zinxhir të saj dhe se hapja e aktivitetit ekonomik është një hap duhur dhe i kërkuar me ngulm këto kohë nga sipërmarrja. Sipas Muçostepës Sektori i Turizmit ka nevojë emergjente për paketë të veçantë dhe mbështetje financiare pasi disa subjekte të këtij sektori nuk kanë përfituar dot as nga garancia sovrane për kredi, duke qenë se janë kredimarrës pranë bankave.

Ndërsa Prodhuesi i Industrisë Qeramike Z.Zef Shtjefni tregon se fabrikat e këtij sektori kanë qëndruar më shumë se 3 muaj të fikura dhe kjo ka vështirësuar gjendjen e tyre financiare. Sipas Shtjefnit nëse qeveria ka fonde dhe donacione nga institucionet e huaja financiare, ti injektojë menjëherë në ekonomi tek bizneset nëpërmjet overdraft dhe jo kredi. Ai thotë se bizneset stepen të marrin borxh në këtë situatë për të kapërcyer situatën dhe e vetmja mbështetje për sipërmarrjet sipas tij është në formë overdaft.

Ju ftojmë të ndiqni për më shumë emisionin e plotë!

INTERVISTE ME ZNJ. INES MUÇOSTEPA – KRYETARE E BASHKIMIT TË DHOMAVE TË TREGTISË

INTERVISTË ME Z. ZEF SHTJEFNI -PRODHUES I INDUSTRISË QERAMIKE