Emisioni Pro Business në Klan Plus, i drejtuar nga gazetarja nga Oljana Maloku i ka kushtuar vëmendje  këtë tw  hënë bizneseve që u hapën pas 2 muajsh qëndrimi mbyllur për shkak të masave ndaj Covid-19.

Duke qënë të përhapura tashmë thuajse në çdo pallat, fokusi ka qënë pikërisht tek parukeritë dhe qëndrat estetike ku përfaqësuese të ndryshme të këtij lloj biznesi kanë treguar për Klan Plus mënyrën se si funksionojnë sipas protokollit të ri.

Ndërkohë në një intervistë në studio Kryetare e Shoqatës Kombëtare të Parukierëve Znj.Beli Cafi u ndal edhe tek sfidat dhe vështirësitë. Ajo tha se hapja e këtyre qëndrave është një hap i duhur  por pritshmëritë për xhiro në sallonet e bukurisë dhe qëndrat estetike nuk janë si më parë.

Ndërsa në pjesën e dytë në fokus të Pro Business ishte situate e bizneseve të ndryshme në përgjithësi dhe në vëcanti e bareve dhe Restoranteve që hapen nga 18 maji. 

Eksperti Financiar Uran Derri tha se gjendja e sipërmarrjeve është e vështirë dhe është prekur xhiro ndërkohë fati i bareve dhe restoranteve mbetet për tu parë nësë do të arrijë pritshmëritë e duhura tek pronarët që të mbulojnë kostot.

Një tjetër cështje e pazgjidhur sipas ekspertëve është për baret dhe restorantet që nuk kanë ambjente të jashtme, cfarë do të ndodhë me to.Hapsira e vendosur për distancën në bare dhe restorante do reduktojë klientët dhe dotë ulë xhiron e këtyre subjekteve.

Ju ftojmë të ndiqni për më shumë emisionin e plotë!

Intervistë me znj. Beli Cafi Kryetare e Shoqatës Kombëtare Bukuria SHqiptare

Intervistë me Z. Uran Derri Konsulent financiar