Emisionit  Pro Business në Klan Plus, i drejtuar nga gazetarja Oljana Maloku është ndalur këtë të hënë tek kompania e prodhimit të këpucëve  “MITO BY CATERINA FIRENZE”  e cila vjen me disa risi për klientët.

Operimi me shitjet online e ka shtyrë Administratorin Kriton Prendi të hapë një Showroom në Tiranë në mënyrë që klientët të shohin nga afër dhe të provojnë  modelet e preferuara.

Në këtë mënyrë çdo qytetar e ka më të lehtë më pas të bëjë përzgjedhjen e produktit të preferuar në rrjetet sociale që mundëson komunikimin, Caterina Firenze.

Showroomi është mjaft i aksesueshëm dhe gjendet tek Bulevardi Gjergj Fishta,  Ish Ekspozita Shqipëria Sot.

Risi këtë vit  janë edhe çantat që ofron Caterina Firenze, si gjithmonë të një cilësie të lartë dhe 100 përqind lëkurë.

Tashmë është prezantuar për publikun edhe koleksioni Vjeshtë-Dimër 2020, I cili është pritur mjaft mire.

Fabrika e prodhimit të këpucëve ndodhet në qytetin e Beratit, dhe për të arritur në finale këpucë të një cilësie të lartë, janë të angazhuar 400 puntorë.

Këpucët Caterina Firenze shquhen për jetëgjatësinë  dhe kjo vjen falë kryrejes me dorë të disa proceseve.

Caterina Firenze ka  15 vite eksperiencë në tregun ndërkombetar si lider në  prodhimin e kepucëve të punuara me dorë. Mito  by Caterina Firenze gëzon një sërë certifikatash që vërtetojnë më së miri standartet e larta të punës që kryhen në këtë kompani.

Edhe psë një vit i vështirë për çdo biznes, Administratori i “CATERINA FIRENZE”  thotë se ai dhe ekipi i tij janë munduar që sfidat ti kthejnë në mundësi të reja.

Ndiqni për më tepër emisionin e plotë!Intervistë me    z. Kriton Prendi, Administratori i “Caterina Firenze”