Emisioni Pro Business është ndalur tek rritja e cmimeve dhe tek analiza që bëjnë ekspertët saq I përket monitorimit që po bën qeveria për mallrat e shportës.

Eksperti Klodian Muço  thotë se rritja mund të vazhdojë deri në fillim të vitit 2023.

“Është e vështirë që ne të parashikojmë se kur do të mbarojë rritja e cmimeve por duke marrë në konsideratë faktin që në periudhën e janarit kur filloi dhe kriza, rritja e cmimeve në mënyrë të vazhdueshme në bankat qëndrore të vendeve të ndryshme apo le të themi investitorët në bursë kishin parashikuar një rritje të cmimit që do të vazhdonte deri në periudhën e fundit të qershorit apo fillimit të korrikut. Deri në këtë periudhë mendohej që mund të kishim një rritje të cmimit, ndërsa sot duke parë deklaratat e Bankës Qendrore të Anglisë apo deklaratën e Bankës Qendrore Evropiane, po ashtu dhe ajo Shqiptare, shikojmë se në fakt cmimet do të kenë nje tendencë rritëse dhe për gjatë gjithë 2022-shit, por diskutohet që mund të vazhdojë edhe përgjatë muajve të parë të 2023-shit. Kështu që jo për të krijuar panik, por që duhet të marrim në konsideratë që viti 2022 do vazhdojë të ketë një rritje të cmimit por edhe nqs cmimet do të kenë një tendencë rënëse le të themi  në pjesën e dytë të vitit përsëri cmimet do të jetë vështirë që të kthehen në gjendjen e mëparshme apo le të themi në gjendjen e shtatorit të 2021-shit kur filloi dhe për herë të parë rritja e cmimeve.”- thotë Muço.

Sipas ekspertit qeveria nuk po merr masa për konsumatorët dhe bizneset në vështirësi.

“Referuar të dhënave të INSTAT për periudhën janar-shkurt kishim një rritje të të ardhurave fiskale +18 miliardë lekë që kjo rritje ka ardhur kryesisht si pasojë e rritjes së cmimeve dhe jo si pasojë e rritjes së volumit të shitjeve, që nënkupton që përgjatë muajve të fundit që kemi një rritje të vazhdueshme të cmimeve janë rritur dhe të ardhurat fiskale nga ana e qeverisë për arsye të rritjes së cmimeve. Është ajo që në ekonomi quhet taksa e inflacionit. Nga ana tjetër kemi që qeveria nuk po merr masa konkrete përsa i përket mbështetjes së konsumatorit direkt apo atyre bizneseve që janë në vështirësi ekonomike.”- shprehet  Muço.

Sa I takon paketës së rezistencës sociale , Muço thotë se është ë pamjaftueshme.

“Problemi fillon që në nisje. Konkretisht u përcaktua një tavan që nqs fiton më shumë sesa 16000 lekë ti konsiderohesh i pasur, këtu e kam fjalën për pensinistët. Në vetvete Banka Botërore në momentin kur ka përcaktuar minimumin që përcakton varfërinë ka nxjerrë 5.5 dollarë në ditë, por që kjo shifër një e merrte për bazë në vitet e kaluara kur nuk kishim një rritje të ndjeshme të cmimeve ku gati 30 artikuj që përbëjnë një pjesë e mirë e shportës së konsumit kanë pasur një rritje me 20% përgjatë muajve të fundit. Kështu që në thelb 16000 lekëshi është shumë i ulët nqs ne do të marrim në konsiderat dhe që minimumi jetik edhe pse ka mbi 10 vjet që nuk po përllogaritet në mënyrë zyrtare, por që është bërë “

2 anije për prodhim energjie, përfitimet dhe kostot!

Lajmi I dhënë nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku për marrjen me qira të dy anijeve për prodhim energjie dhe vendosjen në Triportin e  Vlorës është pritur mirë nga ekspertët e fushës. Marrëveshja është nënshkruar tashmë, në mbështetje të SHBA-së dhe ambasadores Yuri Kim me një afat 2-vjeçar.

Z. Lorenc Gordani, ekspert për cshtjet e Energjisë thotë se ky është një hap pozitiv.

“Natyrisht dicka e tillë është një ndihmë e madhe që i vjen sektorit sidomos në një vit të thatë si ky. Përsa i përket këtyre dy anijeve praktikisht bëhet fjalë teknikisht pra për një  që do të punojë me gaz, me hidrokarbure, në fakt me naftë të rëndë por për natyrën e tyre bëhet fjalë për termocentrale që operojnë në kohë shumë të gjatë pra të vazhdueshme gjatë vitit. Në sensin teknik konsiderohet që ka një rentabilitet rreth 87%, pra punojnë pothuajse gjatë gjithë kohës e cila do të thotë pavarësisht faktit që kapaciteti është rreth 110-130 megavat të instaluar, do të prodhojë pra një sasi që mund të përmbushë një kërkesë që është gati 15% e nevojës së vendit.”- shprehet Gordani!

Por ku janë marrë modele të tilla të prodhimit të energjisë nëpërmjet këtre anijeve?

“Lidhet me faktin që modele të tilla, është një model deri diku tranzitor në sensin që normalisht vendet kanë ndërtuar termocentrale fikse për të pasur pikërisht këtë lloj prodhimi. Që në fakt edhe në rastin konkret po vjen në kuadër të një partnershipi që është duke u zhvilluar me Shtetet e Bashkuara me kompani shumë të rëndësishme amerikane dhe pikërisht një ndër kompanitë e këtij kosorciumi që do të ofrojë këto dy impiante është kompania Aceleron Energy nga ana tjetër kompania tjetër është kompani italiane Renco.”- shprehet Gordani.

Në situatën e krijuar ku opsionet për zgjidhje nuk janë të shumta, Z. Gordani e sheh sit ë favorshme këtë hap të qeverisë:

“Normalisht deri diku nuk është se ka gjithmonë një zgjidhje ose cdo zgjidhje në sektorin e energjisë ka pro dhe kundra, pra ka si të thuash drejt’hijet e veta, cdo zgjidhje nuk është bardh e zi. Në këtë kuadër deri më tani ne kemi pak opsione sepse përsa i përket rezervës hidrike unë jam mbështetës i faktit që ajo duhet depozitohet dhe të menaxhohet jo me atë ritëm që është ndjekur deri tani por të shikohet pak më në afatgjatë lidhur pikërisht me ato që kanë qenë shqetësimet apo luhatjet e forta në bursat e energjisë të një konflikti i cili gjithsesi nuk dihet megjithëse po shkon drejt një drejtimi pozitiv, gjithsesi nuk do të ketë një rezultat, qetësim të menjëhershëm por do të kërkojë një kohë të gjatë.”