COVID-19, PASOJA NË EKONOMI
BIZNESI: LEHTËSI FISKALE DHE KOMPENSIM PËR SEKTORËT E PREKUR

Pro Business; emisioni dedikuar çështjeve ekonomike dhe biznesit ,drejtuar nga Oljana Maloku;
këtë të hënë u ndal tek pasojat që do të ketë tek bizneset përhapja e virusit Covid-19 në Shqipëri.
Kompanitë private sot kanë nisur punën duke respektuar kriteret e vendosura dhe disa prej
subjekteve kanë kryer edhe dezinfektimin e ambjenteve të kompanive.
Po ashtu task forca vijon punën në terren për kontrollin e bizneseve që nuk i respektojnë këto
rregulla.
Edhe pse transportet e mallrave nuk janë bllokuar dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
ka deklaruar se ato do të vijojnë normalisht, përfaqësues të bizneseve thonë se efektet që do të
rrjedhin në ekonomi; nga përhapja e koronavirusit në vend; do të jënë të mëdha.
I ftuar në emisionin Pro Business në Klan Plus, Kreu i Prodhuesve Shqiptarë Sokol Kraja thotë
se kjo situatë nuk i bën mirë ekonomisë sidomos për sipërmarrësit që bëjnë biznes me Kinën dhe
Italinë, ku vështirësitë e prodhimit në ato vende do të ndjehen edhe në kompanitë këtu.
Qëndrimi në shtëpi i punonjësve; për shkak të kujdesit të një prindi ndaj fëmijëve të cilëve u
është ndërprerë shkolla, sipas Z. Kraja jep efekte negative nëpër kompani. Mungesa se stafit sjell
ulje të prodhimit dhe mos përmbushje të kërkesave të tregut.
Bizneset kërkojnë që qeveria të marë masa dhe të krijojë poltika mbështetëse në këtë situatë për
bizneset që nuk gjenerojë të ardhura.
Konkretisht Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë  thotë se Punonjësit që do të rrinë në shtëpi
për arsye të mbylljes së aktiviteteve, si edhe ato që do të vetëkarantinohen, të trajtohen si të
sëmurë dhe të paguhen nga Fondi i Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore, për një periudhë të
paktën 1 mujore dhe pastaj sipas situates.
                
Të shtyhet afati i  dorëzimit të Pasqyrave Financiare për vitin 2019 pranë Tatim Taksave dhe të
Pezullohen pagesat fiskale minimumi për dy muaj.
Gjithashtu kërkohet që   të gjitha sipërmarrjet e afektuara nga masat e marra për Covid 19  të
rimbursohen rast pas rasti sipas dëmit të krijuar pas një ekspertize të argumentuar dhe të
çertifikuar nga ekspertët.
Një sektor që pritet të vuajë më shumë pasojat e mara nga koronavirusi, do të jetë hoteleri
turizmi për shkak të ndërprerjes së udhëtimeve të pasagjerëve me disa vende.

Intervistë me Z. Sokol Kraja, Kryetar i Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë