INDUSTRIA SHPRESA TEK PUSHUESIT SHQIPTARË

Emisioni Pro Business; i drejtuar nga gazetarja Oljana Maloku; këtë të hënë është fokusuar tek pasojat që do të kenë në turizëm masat e mara për frenimin e Covid-19. Përfaqësues të këtij sektori thonë se menjëherë me tu zyrtarizuar prezenca e këtij virusi edhe në vendin tonë, ka patur qindra anullime nga turistët e huaj të cilët kishin planifikuar aktivitete apo pushime në Shqipëri. Më shqetësuese sipas tyre është fati i punonjësve në sektorin e hoteleri-turizmit, dhe bëhët fjalë për afro 60 mijë punëtorë. Aktualisht hoteleri-turizmi në Shqipëri sipas ekspertëve është në kolaps dhe nësë kjo situatë vazhdon , do të ishte një dëm shumë i rëndë për të gjithë industrinë. Në këto kushte kur shpresa për turistë të huaj është e vogël, për shkak të frikës dhe panikut, drejtues të hoteleri turizmit i bëjnë thirrje qytetarëve Shqiptare, që nëse gjerat do të normalizohen, pushimet ti kalojnë në Shqipëri, për ti dhënë jetë turizmit vendas por edhe që të jenë më të sigurt në lëvizjet e tyre.

INTERVISTË ME Z. RRAHMAN KASA KRYETAR I UNIONIT TURISTIK SHQIPTAR

INTERVISTË ME Z. ZAK TOPUZI KRYETAR I SEKTORIT TË HOTELEVE NË ATA