” Pro Business” një emision nga Oljana Maloku në Klan Plus.

Ipard 3 vjen me rritje te fondeve për investimet në Bujqësi.
Janë plot 146 milonë euro që pritet të injektohen nëpërmjet financimit të Bashkimit Europian . Në një
intervistë në studio me gazetaren Oljana Maloku Drejtoresha e AZHBR-së Eranda Selmanaj ka dhënë
detaje për fushat që përfshihen. Thirrjet pritet të hapen ne fillim të vitit që vjen.

“Thirrjen e re për aplikime në programin IPARD 3 presim ta hapim në fillim të vitit të ardhshëm dhe
programi është aprovuar këtë vit me një buxhet të alokuar sic ju e përmendët 146 milion euro me 9
faza financimi dhe fondet do të alokohen në formën e grantit, për fermerët, agropërpunuesit, bizneset
e reja dhe sipërmarrjet e reja në këto sektorë për t’i mbështetur dhe për t’i financuar me buxhetin e
përbashkët nga Bashkimi Europian dhe buxheti i shtetit ku është me bashkëfinancim 75% me 25%.

Masat me të cilat jepet financimi fillojnë me investimet në nivel ferme në të gjithë sektorët e
qumështit, mishit, fruta-perimeve, tashmë të shtuara në IPARD 3 edhe vaji i ullirit, edhe bimët
medicinale dhe vreshtarive, pra cdo investim i ri i lidhur me këto sektorë është i pranueshëm dhe
financohet nga programi, ku mqs jemi dhe në një vit që ka nevojë edhe për mëshumë financim edhe
në energji të rinovueshme, edhe këto lloj investimesh janë të pranueshme dhe financohen me grant
nga programi ku fokus kanë fermerët e rinj, nën 40 vjec që marrin më shumë pikë në renditjen me pikë
dhe gjithashtu më shumë financim. “- u shpreh Selmanaj.

Drejtoresha theksoi se ka edhe një masë tjetër mbështetje që lidhet me diversifikimin e fermës dhe
biznesit, ku një nga sektorët që mbështetet brenda kësaj mase është turizmi rural që lidhet me atë të
natyrës, mbështetet dhe prodhimi i mjaltit, prodhimi i kërmijve, i bimëve medicinale në nivel ferme etj.
Kriteret në përgjithësi janë të njëjta me Ipard 2 dhe për të sqaruar më tej aplikuesit do të nisin edhe
fushata në terren.

Ndiqni për më tepër emisionin e plotë!