” Pro Business” një emision nga Oljana Maloku në Klan Plus.

Detyrimi për deklarimin e Diva-s brenda 31 Marsit

Të gjithë të punësuarit; që gjatë 2024-ës  kanë pasur pagë bruto mbi 100 mijë lekë në muaj, duhet të dorëzojnë për herë të pare Deklaratën Individuale të të Ardhurave Personale për vitin që lamë pas brenda datës 31 mars. E ftuar në studion e “Pro Business”këtë të hënë ishte Z. Teuta Nunaj  Eksperte Ekonomie, e cila ka shpejguar disa ndryshime që sjell formulari këtë vit.

“Pra deri në 2023 ishin të gjithë ata individë që kishin një të ardhur vjetore në vlerën 2 milionë lekë dhe më shumë, ishin të detyruar për të bërë një deklaratë individuale dhe njëkohësisht individët e dypunësuar pavarësisht të ardhurave që ata përfitonin. Ndërsa me ndryshimet e reja do të thotë që kjo bazë është rritur pasi të ardhurat vjetore të cilat do të shërbejnë si bazë për realizimin e deklaratës janë pikërisht 1.2 milionë lekë në vit. Kjo vlerë do të thotë se një individ që ka një pagë 100 mijë lekë në muaj ose siguron të ardhura në këtë vlerë, ai është I detyruar të realizoje deklaratën e të ardhurave.”- tha Nunaj.

Ekspertja bën thirrje për të mos e lënë këtë proces për ditën e fundit. “Përsa kohë kemi të bëjmë me deklarata online që plotësohen, mund të ndodhe që sistemi të bllokohet nga klikimi I lartë apo nga një numër I lartë individësh/qytetarësh të cilët duhet ta realizojnë këtë deklaratë. Ndaj ligji e parashikon dhe jep një mundësi 3-mujore për të gjithë individët që I plotësojnë këto kritere në mënyrë që të plotësojnë deklaratën. Është e këshillueshme që mos të lihet gjithçka për në moment të fundit, sepse mund të ndodhe një bllokim sistemi, mund të ndodhin probleme nga më të ndryshmet. Dhe nësë do ta plotësosh deklaratën qoftë edhe 1 minut pas datës 31 Mars atëhere ka një taksë që do të paguash apo nje penalitet.”-tha Nunaj.

Për cdo gabim, përjegjësia bie mbi qytetarin.

“Kjo deklaratë duke e rritur bazën e tatimdeklaruesve, atëherë rrit edhe përgjegjësinë e qytetarit për të qenë I skatë në atë që shkruan dhe për të qenë I vertetë. Gjithmonë deklarata të tilla shoqërohen me pjesën që përgjegjësia është e qytetarit dhe gjithçka që thuhet duhet të jetë reale. Kur nuk e kemi reale, do të thotë që mund të kemi një evazion ose mund të kesh një fshehje të pasurisë dhe forma të tjera që mund të shkojnë edhe në çështje të ndryshme, qoftë edhe penale, kur shkelja që bëjme është shumë më e lartë.”- shprehet ekspertja.

Nunaj ndalet më tej tek ligji për të ardhurat personale dhe formulën që përdorët për të dypunësuarit.

“Kur flasim për tatimin mbi të ardhurat personale ligji parashikon që për të ardhurat që vijnë nga paga deri në vlerën 30 mijë lekë(të reja) në muaj, ka zero tatim mbi të ardhurat. Ndërkohë për të ardhurat mbi 30 mijë lekë deri në 200 mijë lekë(të reja) në muaj ka një tatim 13% dhe mbi 200 mijë lekë(të reja) në muaj ka një tatim 23%, pra për diferencat gjithmonë mbi këtë vlerë. Nëse një individ ka një pagë 50 mijë lekë ai për të ardhurat deri në 30 mijë lekë ka zero tatim dhe për të ardhurat 30 mijë deri në 50 mijë ai ka një tatim 13%. Ndërkohë nëse pagën e ka minimale 400 mijë lekë(të vjetra) ose 40 mijë lekë ai e ka serish zero tatimin. Në momentin që bëhët deklarata vjetore e të ardhurave, ligji që ka ndryshuar përpara 2 viteve duke bërë këtë bashkimin e të ardhurave ai heq pikërisht pjesën e këtij 30 mijë lekëshit që ne thamë.”

Ekspertja shprehet kundër mënyrës së taksimit për të dypunësuarit.

“Që në fillim kur është vendosur deklarata për të dypunësuarit nuk kam qenë mbështetëse për faktin se kryesisht individët që janë të dypunësuar janë individë që pjesa më e madhe e tyre janë individë të shtresës së mesme, individë të kualifikuar, individë që kanë investuar në profesionet e tyre. Janë individë të cilët kanë nevojë për të siguruar këto të ardhura dhe përsa kohë ligji u jep mundësinë që për të ardhurën deri në 30 mijë lekë ata të mos tatohen, nuk ka përse ligji tua rimarre sërish atë tatim që nuk u mori në vlerën 30 mijë lekë. Fillimisht kur ndodhi pjesa e dypunësimit, pati si një lloj dekurajimi për ta bërë një punë të dytë duke qëne se ajo që do pahuhet do të jetë nje vlerë shumë e lartë, dhe në fund ajo çka të mbetet si fitim neto apo e ardhur neto është shumë pak me gjithë angazhimin që ke dhënë. Dhe kur kemi të bëjmë me individë që shtresa e mesme po tkurret, kur kemi të bëjmë me atop aga mesatare që janë ende në nivele më të ulëta se në Rajon dhe Europë, gjykoj se në këtë rast shtresa e mesme nuk duhet të jetë fokusi kryesor për gjithë këto nivele tatimesh, por duhet mbështetur.”

Teuta Nunaj thotë se kjo kategori duhet të tatohet vetëm një herë.

“Unë gjykoj që të dypunësuarit duhet të tatohen vetëm njëherë, për punën që ata realizojnë pra tatimi mbi punën, vetëm në momentin e tatimit të pagës mujore dhe jo të një “page vjetore”. Pra ajo të taksohet brënda muajit dhe jo në fund të vitit. Pra kjo nënkupton se nëse një individ një punësim e ka me 30 mijë lekë e tatimin e ka zero, atëherë ai nuk duhet të tatohet më duke I mbledhur gjithë vlerën 30 mijë lekë. Nëse një individ e ka punësimin e dytë me vlerë 50 mijë lekë, ai të tatohet për vlerën 20 mijë lekë siç parashikohet. Sepse duke rritur bazën tatimore e bën më pak të interesuar sidomos kur ne kemi të bëjmë me individë të kualifikuar që I kemi në minorancë dhe ne kemi nevojë për ta, atëherë duhe tju japim këtë pjesë mundësie.”

15- 30 minuta kohë për plotësimin e Diva-s

Në një inetervistë për emisionin “Pro Business” Z. Julian Saraçi ka shpeguar mënyrë se si plotësohet DIVA, pranë ekspertit të fushës.

“Praktikisht DIVA është një shërbim teknik që e ofrojnë ekspertët e fushës, dhe ne gjykojmë që në çdo rast njerëzit që janë subject jo vetëm I DIVA-s, por përgjithësit të Tatimeve, duhet tu referohen profesionistëve të fushës.”-shprehet Saraçi. Edhe pse procesi nuk konsiderohet I vështirë, sërish rreziku I gabimit mbetet prezent për individët. “Pavarësisht se procesi nuk është shumë I komplikuar, vende-vende në varësi të rrethanave të secilit mund të ketë elemente që një gabim I caktuar mund të shkaktoje penalitet që është shumë më I madh sesa kostoja e profesionistit. Kështu që patjetër këshilla mbetet që ne duhet të drejtohemi te profesionisti. Si proces DIVA, në varësi të individit kërkon një një kohë mesatare 15-30 minuta që të plotësohet në tërësinë e vet. Ka fusha që janë të aplikueshme sepse jo të gjitha fushat duhet të plotësohen dhe bëhet online dhe mjafton të ketë akses në webin e tatimeve.”