Emisioni Pro Business në televizionin Kombëtar Klan Plus është ndalur të hënën tek politikat fiskale dhe tek levizjet që po bëjnë ekonomi të ndryshme të botës për tu përshtatur me situatën që  ka prodhuar pandemia.

Në një interviste me gazetaren Oljana Maloku, Deputeti Socialist Ervin Bushati, njëherësh anëtar i komisionit parlamentar të ekonomisë, thotë se nuk është herët që në Shqipëri të nisë të diskutohet seriozisht rritja e taksave për korporatat e mëdha dhe rishikimi në ulje për pagat.

“Nuk është tabu që të mbetemi tek 15%-shi. Sot në të gjitë botën nësë shkohet ne  21% niveli minimal, të paktën në Shqipëri të vazhdojë me shkallët  18% ,21% dhe 25%.”- u shpreh Bushati.

Bushati thotë se gjithë ndryshimi ekonomik apo ri-dimensionimi i ekonomisë ka bërë që të rishikohen teoritë e taksimit apo marrëdhënien fiskale të korporatave qeverisë apo dhe qytetarëve dhe se  sot FMN dhe G7-ta dhe SHBA po shikohet të kalohet nga niveli nga niveli 21-25 % të taksimit për korporatat.

“Mendoj që ka ardhur koha të kemi diskutim të shëndetshëm pa efekt politik për të harmonizuar nivelin e tvsh dhe taksimin e korporatave, sepse TVSH sot për gjerat bazike që blen qytetari është 20% ndërsa të bizneseve është 15% ndërsa tvsh për mjetet e luksit si makina apo bizhuteri është 20% dhe për vajin e sheqerin është 20%, kjo nuk ëshë e drejtë. Tvsh duhet të ulet në nivel të gjerë e para dhe pastaj të shikojmë rritjen e taksimit të korporatave. Kjo po diskutohet në gjihtë botën dhe nuk është tabu. Kur diskutohet nga G7 që të vendoset në nivel minimal 21% mendoj që dhe në shqipëri ka ardhur koha që të harmonizohet kjo. Është diskutim por mund të shkohet në nivel barazie me nivelin e parë të korporatave 18 me 18 dhe më pas të shikohet të rritet si në gjithë vendet e tjera për bizneset e mëdha. Ne bizneset e vogla i kemi të mbrojtura dhe taksimin e kanë 0, por ato që janë korporata të mëdha multinacionale apo që kanë xhiro të mëdha të konsiderueshme patjetër që duhet hyrë në skemat që propozon sot FMN apo banka botërore dhe sa kuptoj unë do bëhet mandatore dhe e detyrueshme nga gjithë vendet e botës që të kemi nivel minimal nivel dyshemeje dhe të mos e kenë 10 apo 15 % por të shkojë 21% për gjithë korporatat, dhe mendoj që nuk është herët për të folur dhe në Shqipëri. “- argumenton Bushati.

Ndiqni për më tepër emisionin e plotë ku është diskutuar edhe për investimet e reja të qeverisë, sfidën e borxhit dhe propozimin për një Eurobond të ri.

Intervistë me Z. Ervin Bushati – Deputet, Anëtar i komisionit parlamentar të ekonomisë.