Emisioni Pro Business është ndalur këtë të hënë tek procesi fiskalizmit, i cili ka nisur të aplikohet  në fillim të këtij viti  për të  gjitha bizneset që kanë marrëdhënie me shtetin të cilat janë të detyruara të  të  lëshojnë vetëm faturë elektronike si dokumentacion të vlefshëm tatimor.

Por  nga data 1 korrik fillon procesi i fiskalizimit edhe për transaksionet pa para në dorë ndërmjet bizneseve.Në një intervistë për Pro Business në tv Klan Plus në pjesën e parë të këtij emisioni, Drejtoresha  e Tatimeve, Delina Ibrahimaj tregon për ecurinë e këtij procesi.

Delina Ibrahimaj :“ Po ecën sipas parashikimit. janë më shumë  se  1 milionë  fatura të fiskalizura për këtë periudhë dhe  mbi 5000 biznese të përfshira. 

Me nisjen e kësaj mënyre të re të leshimit të faturës, ka patur edhe ankesa nga sipërmarrjet për shtim të kostove. Ibrahimaj thotë se për këtë kostot rëndojnë sigurisht më shumë tek biznesi I vogël. Drejtoresha Ibrahimaj sqaron se te vetepunsuarit e vetëm, nuk kanë nevojë të blejnë softëere per fiskalizimin pasi mund te perdorin portalin e administrates tatimore pa pagese. 

Ne pjesën e dytë të Pro Business ishte i ftuar Z. Uran Derri, ekspert fiskal.  Ai e sheh si një hap pozitiv procesin e fiskalizimit  pasi lufton informalitetin në momentin që do të implementohet por është skeptik për realizimin brenda kësaj kohë që është parashikuar.

Për ekspertët fiskalizimi prodhon edhe kosto të fshehta:

“ E shoh shumë vështirë që të bëhet. Kasat që janë aktualisht dalin jashtë loje komplet me 1 korrik. Mund të përdoren si printer termik normal nëse i hiqen të dhënat apo i hiqe memoria. Dalin jashtë loje se janë të përdorura dhe nuk e ka shpejtësinë e një printeri termik. Është një kosto e fshehtë që nuk është përmendur në koston e sistemit të ri, sistemi i printimit të kuponit, apo tarifa 40 mijë lekë të vjetra për certifikatën dhe tarifa vjetore e mirëmbajtjes që është kompani private që shkon 60 euro në vit minimumi. Kemi kosto të fshehura që do vijnë vetë në zbatim sic është blerja e printerit termik. Përvec pajisjeve është dhe programi financiar. Programet normale fillojnë 500 euro në vit, përveç kësaj është dhe lidhja e internetit.”

Problem sipas Ekspertit Uran Derri janë edhe zonat pa internet që do të sjellin problem në implementimin e tekneologjisë:

“Jo vetëm në zonat rurale por dhe në Tiranë ka shumë zona ku nuk ka internet mund të bllokohet, nuk ka ndonjë përshkrim apo mënyrë se si do realizohet nëse nuk ka internet apo vonohet shërbimi për transmetimin e të dhënave. E vetmja gjë që ëshë lehtësuese është fakti që vitin e parë nuk do ketë penalitete, por nuk është e qartë, sepse mund të mos marr penalitet nëse nuk kam internet por mund të marrë nëse nuk kam prerë kupon. Nëse s kam internet as unë as biznesi tjetër, se di si do e realizojmë transaksionin. Më përpara merrej fatura firmosej dhe më pas kthehej pas. Tani nuk merr fare faturë, unë p.sh në Tiranë dhe Përmet po nuk patëm internet ngec transaksioni, nuk ka procedurë si do zgjidhet ky problem”

Ekspertë fiskalë  parashikojën edhe vështirësi “

Në vitin e parë unë shoh që do ketë një rritje të informalitetit sepse un si subjekt në një zonë të largët me mungesë shërbimi, më përpara nga 100% deklaronin 50%, tashmë nëse s di ta përdorë s do e bëjë farë deklarimin. Ato subjekte që s dinë ta përdorin do bëhen pengesë në zinxhirin e transmetimeve. Ai subjekt që do bëjë shitjen në pamundësi për ta bërë elektronikisht do ta bëjë në të zezë ose do detyrohet të shkëpusë marrëdhënien tregtar.”

Faze e trete e fiskalizimit, dhe permbyllese eshte ne daten  1 Shtator 2021  që përfshin edhe bizneset që kanë fatura me klientë fundorë individë.

Intervistë me Znj. Delina Ibrahimaj – Drejtore e Përgjithshme e Tatimeve

Intervistë me Z.Uran Derri – Ekspert Fiskal