Emisioni Pro Business në Klan Plus, i drejtuar nga gazetarja nga Oljana Maloku është fokusuar këtë të hënë në  Prizren, Kosovë, pikërisht  tek  kompania Frutex prodhues i brendeve Golden Eagle dhe  Relax Juice. Golden Eagle tashmë  është  kthyer  lider në Kosovë dhe Rajon dhe po pushton botën me shpejtësi duke qënë prezent në  29 vende.

Kompania Frutex ka të instaluara linja të prodhimit të teknologjisë së fundit sipas standarteve Evropiane ku çdo proces kryhet në mënyrë automatike dhe monitorohet nga pajisjet kompjuterike.

Stafi profesional i qëndron në këmbë kontrollit të cdo procesi dhe më pas analizave laboratorike.

Ardita Palushi; Teknologe në kompaninën  FRUTEX; thotë se Golden Eagle dallon në treg sepse nuk përmban konservues.

Veç pijes energjike, në kompaninë Frutex prodhohen edhe lëngje frutash më përmbajttje të ndryshme frutore në përqindje të caktuar.

Risi së fundmi është prodhimi në shishe qelqi i lëngut 100% natyral  Relax Juice nga frutat e freskëta.

Pa dyshim Pronari i Kompanisë Z. Shaqir Palushi i ka qëndruar në kokë  kësaj kompanie  kaq të fuqishme sot.

Në një rrëfim për emisionin Pro Business, Palushi tregon për fillesat, ecurinë e biznesit dhe planet e reja për të ardhmen të përqëndruara në fushën e agrobiznesit.

E vecanta kryesore e Kompanisë Frutex është Fondacioni “Golden Eagle” i themeluar në  vitin 2015. Ky fondacion ka dhënë donacione të shumta për familje në nevojë, ushqime, shtëpi, burdsa për sytudentë dhe donacione për institucione shëndetësore.

Ju ftojmë të ndiqni emisionin e plotë!

Intervistë me Z.Shaqir Palushi – Pronar i kompanisë frutex

Intervistë me  znj. Ardita Palushi – Teknologe, Frutex

Intervistë me  z.Fisnik Kryeziu – Menaxher, Frutex