Pro Business – Gështenja në rrezik nga zjarret dhe sëmundjet! (2 Nentor 2020)



Pro Business – Gështenja në rrezik nga zjarret dhe sëmundjet! (2 Nentor 2020)

19:06 02/11/2020

Emisioni Pro Business në Televizionin Kombëtar Klan Plus, i drejtuar nga gazetarja Oljana Maloku, e ka vënë theksin tek gjendja aktuale e gështenjave në Tropojë, një zonë e cila shquhet për cilësinë e lartë të këtij fruti.

Sipas të dhënave nga Shoqata “Gështenja e Tropojës” janë afro 3000  familje që marrin të ardhura nga ky produkt dhe kërkesat nga vendet Evropiane janë në rritje për të importuar gështenjat Shqptare.

Por fatkeqësisht, ky kultivar sipas specialistëve  ka mjaft probleme që e rrezikojnë të zhduket.

Kërcënim janë zjarret, sëmundjet  dhe mungesa e shërbimeve  për këto pemë, ku në shumë raste është thuajse e pamundur të mblidhen gështenja për shkak se zonat janë  kthyer në pyll të egër.

Shpend Nikoçi Kryetar i Shoqatës “Gështenja e Tropojës” thotë se shkak për këtë gjendje është mungesa e Statusit të Pronësisë. Fermerët vijnë vetëm për të mbledhur frutin e gështenjës dhe nuk kujdesen për to . Sipas Z.  Nikoçi , kultivari tradicional i gështenjave në rrethin e Tropojës është i kërcënuar për zhdukje. 

Ndaj i bëhët thirrje qeverisë  që të ndërhyjë për rehabilitimin e  tyre me shërbime të vecanta që të ruhen vlerat e kultivarit të vjetër dhe vlerat riprodhuese. 

Sipërmarrësi Ardian Çitozi , president i Kompanisë Lea 2011 shpk, ka 12  vite që merret me eksportin e gështenjave dhe prej 7 vitesh e tregton me certifikatë BIO.

Çitozi thotë se gështenja Shqiptare ka gjetur treg në Itali, Slloveni, Serbi, Hungari e Kosovë.

Ai operon me dy pika grumbullimi, njëra është e përqëndruar në Durrës dhe tjetra në Tropojë ku është bërë një investim i ri prej dy vitesh në bashkëpunim me AZHBR-në.

Prej dy vitesh  në pikën e grumbullimit në Tropojë janë mbledhur rreth 1000 ton gështenja në sezon të cilat janë eksportuar.

Qeverisë i kërkohet të financojë më shumë për masivin e gështenjave pasi vendet e tjera I japin më shumë prioritet këtij sektori. 

Edhe sipërmarrësit e huaj flasin me superlative për gështenjat Shqiptare.

Z. Egyed Zoltàn  nga Hungaria thotë se Shqipëria është me fat për gështenjat që ka, jo vetëm për shijen por për faktin se janë organike dhe  pa kimikate. Kjo bën që kërkesa për to të jetë në rritje.

Ndiqni për më shumë emisionin e plotë!

Intervistë me Z. Ardian Çitozi – Sipërmarrës

Intervistë me Z. Shpend Nikoçi – Kryetar i Shoqatës “Gështenja e Tropojës

Intervistë me Z. Egyed Zoltàn – Sipermarrës Hungari






Të ngjashme