Pro Business – Gjigandi “Gardenland Resort” Barbullush – Shkodër! (15 Qershor 2020)



Pro Business – Gjigandi “Gardenland Resort” Barbullush – Shkodër! (15 Qershor 2020)

19:02 15/06/2020

Emisioni Pro Business në Klan Plus, i drejtuar nga gazetarja nga Oljana Maloku është ndalur këtë të hënë tek gjigandi turistik “Gardenland Resort” i cili pozicionohet në një kombinim të mrekullueshëm të natyrës në qarkun Shkodër, mes fushave të Zadrimës dhe ngjitur me Lumin Drin.

Konkretisht ky kompleks turistik gjendet përgjatë rrugës nacionale Bushat-Barbullush,vetëm  15 kilometër larg Shkodrës. 

Administratori i “Gardenland Resort”  Z. Përparim Rraboshta na prezanton me të gjitha ambjentet të cilat në total zënë një hapsirë prej afro 45 mijë metër katror mes gjelbërimit.

“Gardenland Resort” ka një kapacitet prej 50 dhomash  dhe 120 shtretër sipas kategorive të ndryshme.

Pishina sëbashku me pjesën e shezloneve gëzon një hapsirë  prej afro 5500 metër katror, e konsideruar si ndër më të mëdhatë në ballkan me 600 shezlone dhe kapacitete akomoduese deri ne  800 persona.

Ky resort është mjaft i frekuentuar nga turistët e huaj të cilët shijojnë natyrën dhe gjelbërimin, por sigurisht nuk mungojnë edhe pushuesit vendas  të cilët tashmë e kanë kthyer në një destinacion të përvitshëm.

Si çdo sezont turistik, edhe këtë vit drejtuesit e kompleksit premtojnë paketa mjaft të favorshme familjare duke ju përshtatur xhepave të çdo qytetari.

Një arsye e fortë që të çon drejt Gardenland Resort është  edhe  ushqimi.

Këtu çdo gjë është bio, e rritur nën kujdesin e fermerëve të zones.

Qingja, pula, peshk, fruta, perime… të gjitha gjenden në fermat e Gardenland Resort.

Ndiqni për më tepër emisionin e plotë të zhvilluar në qarkun Shkodër!

Intervistë me z. Përparim rraboshta – Administrator “Gardenland Resort”






Të ngjashme