Emisioni Pro Business në televizionin Klan Plus, i drejtuar nga gazetarja Oljana Maloku, është ndalur këtë të hënë tek çështjet aktuale ekonomike si kapëcimi i krizes së bizneseve, roli që duhet të luajnë institucionet shtetërore dhe vetë sipërmarrjet për rikuperimin e shpejtë.

Në një intervistë me Z. Vjoldi Danaj, ekspert për çështjet ekonomike dhe ato të sipërmarrjeve, është diskutuar edhe në lidhje me rritjen e pagës minimale, fiskalizimin, rolin e bankave në situatën që ndodhen sipërmarrjet dhe rëndësia e zhvillimit tekneologjik dhe digjital.

Danaj thotë se situata aktuale e bizneseve është mjaft krtike për shkak të goditjeve të njëpasnjëshme si tërmeti dhe pandemia. Kjo ka shkaktuar sipas tij rritje të numrit të të papunëve dhe rritje të bizneseve të mbyllura, ku vetëm për 6 mujorin 2020 numërohen afro 37 000 subjekte të mbyllura kryesisht familjare.

Qeveria sipas tij duhet të jetë më konkrete me politikat e saj . Edhe pse e përkrah dhënien e pagës së luftës, sërisht Danaj thotë se, më shumë institucionet qeveritare duhet të luajnë rol në nxitjen e kompanive për të gjeneruar vetë të ardhura dhe për të gjetur tregje.

Lidhur me rritjen e pagës minimale, ekspertët thonë se është një hap pozitiv por duhet parë me kujdes sepse mund të kthehet në boomerang. Rritja e pagave pa një bazë të fortë ekonomike , sipas ekspertit Danaj mund të sjellë një rritje të inflacionit dhe , rritja e pagës mund të mos ketë efekt për shkak të rritje së cmimeve që mund të shkaktohet.

Intervistë me Z.Vjoldi Danaj – Ekspert ekonomie dhe sipërmarrje