Emisioni Pro Business në televizionin kombëtar Klan Plus është fokusuar këtë të hënë tek kërkesat që kanë bizneset e ndryshme për qeverinë e ardhshme , pas zgjedhjeve të  25 Prillit.

I ftuar në studio me gazetaren Oljana Maloku, sekretar i përgjithshëm i shoqatës së prodhuesve Shqiptarë Z.Arben Shkodra tha se i kanë të qarta kërkesat drejtuar partive politike kryesore në vend.

Shkodra theksoi se sipërmarrjet prodhuese kërkojnë konkurruesmëri,  përmirësim të dialogut publik – privat ,  ofrimin  e sigurisë ligjore, lehtësi fiskale për taksa  të ndryshme,  thjeshtëzimin të  procedurave tatimore dhe mbështetje konkrete për produktet Made in Albania.Gjithashtu në emër të prodhuesve Shqiptarë, Shkodra u ndal edhe tek programet e paraqitura nga partitë  politike në vend.Sipas tij, hedhja në letër e programeve për vitet e eardhshme, është hap pozitiv por pikëpyetja ngrihet  për realizimin e tyrë ne praktikë, ndaj sipas Shkodrës kërkohet një plan konkret bashkë me detajime kohore.

Lidhur me debatin e nxehtë; taksë e sheshtë apo progresive, Z. Arben Shkodra thotë se prodhuesit përkrahin taksën e sheshtë pasi thjeshtëzon  mënyrën e taksimit ndërsa taksa progresive është më e ndërlikuar.Madje ai jep edhe një shembull të kategorisë që preket nga taksimi progresiv.

Shkodra thotë se sipërmarrjet e përkrahin taksën e sheshtë por sigurisht kërkon diskutim norma e taksimit.

Intervistë me Z. Arben Shkodra – Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë

Ndiqni për më tepër emisionin e plotë!