” Pro Business” një emision nga Oljana Maloku në Klan Plus.

Tregu i punës së Shqipëri së fundmi po përballet me një largim masiv të profesionistëve të ndryshëm për profile dhe nivele të ndryshme formimi, kualifikimi dhe arsimi. Deri në 2030  ekspertët njoftojnë se ne do të përballemi me vështirësi shumë të madhe në sektorin privat për të gjetur punonjës.

Në një intervistë për Klan Plus në emisionin Pro Business Z Erion Muça Ekspert Për Çështjet E Karrierës Dhe Punësimit flet për sektorët më në vështirësi dhe rrugët që duhet të ndiqen për të parandaluar fenomenin.

“ Sigurisht studimet tregojnë që sektorët me shumë kërkesa dhe hapësira për punë në treg momentalisht është sektori fason që ka një numër shumë të lartë vendesh vakante, sektori dhe industria e call center, që sigurisht ka shtuar apo rritur numrin e hapësirave të lira për vende vakante. Po ashtu është sektori i industrisë dhe turizmit, po ashtu dhe sektori i ndërtimit që ka një larmishmëri pozicionesh dhe hapësirash për punë tanimë në treg.Mospërputhja e kërkesë-ofertës për punë lidhur me profesione, zanate konkrete në treg ndodh në rradhë të parë nga një hiperinflacion dhe një orientim i gabuar i formatit që kanë pasur programet dhe kurrikulat shkollore përpara një mungese të identifikimit të prirjeve dhe talentit të zhvilluar që kanë pasur të rinjtë në moshë të hershme në pjesën e arsimit të tyre, më pas mungesa e orientimit dhe këshillimit të duhur në karrierë ka shtyrë drejt profesioneve, zanateve apo kurseve të formimit që s’kanë pasur lidhje dhe nuk kanë qenë të orientuara drejt nevojave konkrete të tregut, për më tepër kanë pasur qasje dhe parime idealiste.”-u shpreh  Muça

Sipas Muçës duhet një analizë për arsyet se përse kompanitë Shqiptare nuk janë joshëse.

“Analiza është domosdoshmëri dhe imediate sidomos për ato kompani që kërkojnë punonjës dhe s’arrijnë dot të preferohen prej tyre. Sot ekzistojnë më shumë mundësi dhe alternativa se c’kanë ekzistuar para ca vitesh dhe aftësia apo vendmmarrja është bërë një proces analitik nga ana e punëkërkuesit i cili vlerëson cdo opsion dhe mundësi qoftë brenda vendit, qoftë jashtë vendit për të arritur të marrë një përfitim të lartë dhe të mundë t’i kthehet investimit që ka bërë duke u shkolluar dhe duke u formuar në një formë apo në një tjetër në një pozicion pune adeguat që lidhet pse jo sado pak apo sado shumë me një punë cilësore në funksion të investimit që ka bërë te vetja.”-thotw Muça

Ndiqni për më tepër emisionin e plotë!

#probusiness #oljanamaloku #klanplus #punëtorë #papunësi #kompani #tregpune