Pro Business – Një mbyllje tjetër fatale për shumë biznese! (9 Nentor 2020)



Pro Business – Një mbyllje tjetër fatale për shumë biznese! (9 Nentor 2020)

19:59 09/11/2020

Një mbyllje tjetër për shkak të pandemisë do të ishte fatale dhe e papërballueshme për shumë biznese.

Kështu shprehet eksperti i SME-ve Z. Daniel Guçe në një interviste në emisionin Pro Business në televizionin Klan Plus me gazetaren Oljana Maloku gjatë prezanitmit të anketës së zhvilluar tek bizneset për periudhën e karantinës nga Instituti i SME Albania.

Sipas konkluzioneve:  Shumica e bisneseve shfaqen të paaftë për të shlyer detyrimet e tyre kjo për shkak të uljes së porosive. 22% e tyre shprehen se kanë ulje të porosive për këtë periudhë. Kjo në zinxhirin e qarkullimit të fondeve përkthëhet në ulje të likuiditete për të shlyer detyrimet si kredi, pagesa furnitoresh apo paga. “

Sa i përket nismës për hapjen e bizneseve të reja, Guçe thotë se ka patur një stepje thuajse në të gjithë sektorët përveç inovacionit! 

Ndiqni për më tepër emisionin e plotë!

Intervistë me Z. Daniel Guçe Ekspert i SME-ve

Mjekimi anti-covid, bimet medicinale shqiptare pjese te eksperimenteve!

Pandemia duket se ka qënë në favor të Industisë së bimëve mjekësore dhe Aromatike, sektor i cili fatmirësisht ka njohur rritje gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Në një ëintervistë për emisionin Pro Business në Televizonin Klan Plus, Z.Filip  Gjoka,  Presidenti  i Shoqatës së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike thotë se  sipas të dhënave si 10-mujor rritja shkon deri në  10 përqind për të gjithë industrinë.

“Kjo ka ardhur si rezultat i kërkesave nga tregjet ndërkombëtare ku po përdoren shumë bimë e çajra  edhe për tu pirë direkt por edhe për prodhimin e ilaçeve. Ne kemi disa artikuj që po merren nga Shqipëria dhe jemi krenarë. Prodhimet tona janë duke u eksperimentuar nga disa shoqërri farmaceutike në botë për të luftuar  covidin dhe nësë e thotë zoti që këto të jenë legjislative për vaksinën atëherë  ky do të jetë një boom i madh për industrinë tonë”- tha Gjoka 

Eksportuesit e bimëvë medicinale thonë se nëse këto eksperimente do të rezultojnë të suksesshme, atëhërë ky do të ishte një boom për industrinë tonë.

Ndiqni për më tepër Intervistën e Plotë me Z. Filip Gjoka!






Të ngjashme