” Pro Business” një emision nga Oljana Maloku në Klan Plus.

#paketafiskale

Emisioni Pro Business ka patur në fokus Paketën e re fiskale për vitin 2023 me ndryshimet që
kanë ngjallur më shumë reagime në radhët e bizneseve.

Nga njëra anë gjatë prezantimit në komisionet parlamentare Ministrja e Financave dhe
Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka deklaruar se paketa e re fiskale sjell disa incentiva lehtësuese që
ndërmerren në kontekstin e situatës ekonomike që po kalojmë, por edhe në linjë me proceset
integruese. Por të kundërtën mendojnë bizneset dhe ekspertë fiskal në studion e Pro Business.

Eksperti Fiskal Eduard Gjokutaj dhe sipërmarrësi Uran Derri thonë se paketa e re fiskale sic
është hartuar nuk merr shumë në konsideratë situatën e krizës së inflacionit dhe nuk I vjen në
ndihmë bizneseve prodhuese.
Gjithashtu në paketën e re fiskale 14 mijë profesine të lira, do ti nënshtrohen tatimit 23%.
“Janë mbi 14 mijë profesione të regjistruara me statusin e personit fizik, të cilat do të jenë
subjekt i tatimit, duke ndikuar në këtë mënyrë në dekurajimin e fenomenit të kalimit nga
listëpagesa me statusin e të punësuarit dhe me barrë fiskale progresive 13 % dhe 23 %, tek
personi fizik i vetëpunësuar me barrë fiskale 0 %. Ndryshimet eliminojnë edhe praktikat e
transferimit brenda vendit të fitimit nga personat juridikë subjekt i tatimit mbi fitimin 15 % tek
personat fizikë të vetëpunësuar me shkallë tatimore 0 %, nëpërmjet faturimit të shërbimeve.

Tatimi për bizneset e vogla që ushtrojnë veprimtari në fushën e tregtisë, prodhimit, transportit,
artizanatit etj, të organizuara si persona fizikë tregtarë, por edhe SHPK, dhe që realizojnë
xhiro deri në 14 milionë lekë do jetë 0 % deri në fund të vitit 2029- ka deklaruar ministrja në
raportimet në Kuvend.
Por për përfaqësues të bizneseve dhe ekspertë fiskalë kjo është një barrë shtesë për këto
profesione të lira dhe prek shtresën e mesme. Sipastyre pritet që ky ndryshim të ankimohet në
gjykatën Kushtetuese nga kategoritë që preken.

Si asnjëherë më parë, kjo paketë fiskale parashikon gjoba rekord për bizneset, deri në 13 mijë
euro, e kjo nga ekspertët konsiderohet e papranueshme dhe që nuk shërben për formalizim.
Ndërsa Ministrja Ibrahimaj ka deklaruar është e rëndësishme që të rrisin këto penalitete të
cilat kanë synim parandalues për efektet e evazionit.

Ndiqni për më tepër emisionin e plotë!
Intervistë me :
Eduart Gjokutaj
– Ekspert I Taksave, Qendra Altax
Uran Derri–  Ekspert Fiskal, Sipërmarrës